Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

'Opozita' parlamentare tradhëton Ramën: Ai na tha të kërkonim ndalimin e koalicioneve

'Opozita' parlamentare tradhëton Ramën: Ai na tha të kërkonim ndalimin e koalicioneve

22:47, 14/07/2020
A+ Aa A-

Heqja e koalicioneve ka qenë një kërkesë e Partisë Socialiste!

Një fakt i tillë është konfirmuar nga deputeti i opozitës së re, Muslim Murrizi i ftuar në "Repolitix" në Report Tv.

Ai është shprehur se heqja e koalicioneve, nuk ka qenë një kërkesë e opozitës së re, por ka lënë të nënkuptuar që kjo dakordësi është arritur nga takimet që kanë zhvilluar mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama. Pra, ky i fundit u ka pranuar kërkesën për hapje të listës, në këmbim të ndalimit të koalicioneve parazgjedhore.

"Heqjen e koalicioneve na e ka kërkuar mazhoranca, s'ka qenë kërkesë e imja", tha Murrizi në Report Tv.

Për ekspertin e reformës Zgjedhore, Kristaq Kume heqja e koalicioneve parazgjedhore i leverdis Partisë Socialiste. Sipas tij, mazhorancës i leverdis që opozita të mos jetë "e bashkuar", por të garojnë të vetëm në zgjedhje.

"Partia Socialiste ka thënë që unë jam e zonja dhe garoj vetë.  Kurse opozita vetë quhet opozita e bashkuar, që do të thotë i intereson të garojë me koalicione parazgjedhore. Partitë e tjera të vogla po të garojnë jashtë koalicionit, praktikisht votat e tyre zerohen. Duke qenë se në vlerësimet elektorale është më e favorshme që opozita të garojë më vete, vendos që të bëjë një gjë të tillë dhe kaq shumë e vlerëson këtë gjë sa për mua as nuk pyet as për shkelje të Kushtetutës", tha Kume./shqiptarja.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri hasbiu14/07/2020 23:19

po turp nuk i vjen ktij pseudo demokratit qe ben pazare me nje moster komunist edvin hajduti burgaxhiu i gjith te zezave myslim murrizi paskeqen me zi se komunistet

Shto koment

Denonco