Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Krasniqi: Reagimi i ashpër ndërkombëtar nuk ka ardhur akoma

Krasniqi: Reagimi i ashpër ndërkombëtar nuk ka ardhur akoma

21:50, 14/07/2020
A+ Aa A-

Analisti Afrim Krasniqi, i ftuar i gazetarit Adi Krasta në SYRI TV, komentoi nismën e qeverisë për të ndryshuar Kushtetutën.

“Sot duhej të ishte një ditë historike për Shqipërinë pasi ndryshon Kushtetutën dhe jemi në prag të hapjes së negociatave. Ne sot ndryshuam Kushtutën duke u bërë vendi i parë në histori që e bëjmë online këtë ndryshim dhe vendi i parë në Europë që e bën këtë gjatë pandemisë, pasi Rusia e bëri ndryshimin para pandemisë dhe i miratoi gjatë saj”, tha me ironi Krasniqi.

“Ata që e morën këtë nismë, janë në dijeni se do ketë reagim të ashpër ndërkombëtar dhe ai nuk ka ardhur akoma,” theksoi ai.

Ai tha se janë dy arsye se përse Edi Rama po e ndërmerr këtë nismë.

“E para, sepse mandatet e dyta nuk kanë qenë të suksesshme, nuk ka reforma, nuk ka bilanc. Në këto rrethana, e vetmja mënyrë për të mbijetuar është të shpikësh klauzola për të siguruar avantazh në tavolinë.

Skenari i dytë është për ta çuar skemën në ekstrem dhe më pas qeveria do të kërkojë ndaj ndërkombëtarëve diçka në shkëmbim të tërheqjes,” tha Krasniqi.

“Të gjitha sondazhet tregojnë se ka një hendek të madh mes asaj që ne kuptojmë dhe ajo që qytetarët kuptojnë nga situata politike,” tha ai.

Sipas tij, vetëm pak qytete në vend bëjnë diferencë ndonjëherë për ndryshimet politike.

“Tirana, Durrësi dhe Korça bëjnë ndonjë diferencë politike. Kjo e kufizon demokracinë. Për shembull Qarku i Fierit sjell shumë deputetë, që mbysin qytetet e vogla që janë bastione të opozitës. Po të shohësh që projektet e qeverisë, fushata po përqendrohet në Fier dhe Vlorë, aty ku është hambari i votave të qeverisë,” tha Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Opionisti15/07/2020 07:39

Afrimi krasniqi do beje marveshje me fatos nan dhe afret lela dhe moisiu topalli koplikiu agim ceku berisha jajagabashkim kopliku zogukastriote djali ibrahim rugoves dhe isnsil qemali dhe sternum ali pashe tepelena mund te ameti dhe djalo bari omaridhe kryeziu

Krist14/07/2020 23:55

Ky Krasniqi,ka nje gjuhe te vecante,qe mund te kuptohet,vetem prej si shokeve te tij,qe flasin shume,por nuk thone asgje.Duke e njohur te gjithe kete karakteristike,te Afrimit,cuditem,se si e ftojne per te folur,dhe aq me shume si nuk i kerkojne shpjegime,per ato qe thote,pa thene asgje te kuptueshme.

Ardi14/07/2020 22:05

Ramsi eshte nje pleher kombetare qe ky popull anadollak e ka votuar

Shto koment

Denonco