Akuzat për mungesë tamponësh/ Reagon ISHP: Kemi rreth 90 mijë teste

Akuzat për mungesë tamponësh/ Reagon ISHP: Kemi rreth 90 mijë teste

18:25, 14/07/2020
A+ Aa A-

Akuzat e PD, reagon Instituti I Shëndetit Publik: Kemi rreth 90 mijë teste në dispozicion, mos bëni politikë me koronavirusin

Në përgjigjie të akuzave të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Instituti i Shëndetit Publik   deklaron se janë rreth 90 mijë teste të disponueshme për t'iu përgjigjur situatës së krijuar nga Covid19.

Deklarata e plotë e Institutit të Shëndetit Publik:

“Instituti I Shëndetit Publik vijon të jetë 24 orë në 7 ditë të javës në përgjigje të nevojave nga I gjithë vendi për testimet në kohë të qytetarëve të dyshuar, sipas hetimit epidemiologjik që kryhet në terren nga epidemiologët.

Aktualisht kemi rreth 90 mijë teste në dispozicion dhe laboratori I ISHP vijon të furnizohet pa ndërprerje. Stafi i ISHP-së po punon 24 orë pa ndërprerje që nga fillimi i epidemisë, për të nxjerrë sa më shpejt në kohë përgjigjet për të gjitha rastet e dyshura si të prekur nga Covid19.

I bëjmë thirrje PD dhe çdo force politike, të mos bëjnë politikë me Covid19 dhe të mos cënojnë punën e një ekipi të tërë të shëndetësisë, që janë në krye te detyrës për përballimin e situatës, por t’I bashkohen përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe ruajtjes së higjienës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco