‘Boll u përdrodhët!’/  Vasili publikon dokumentet e marrëveshjes së 5 qershorit, me firmat e palëve të pranishme

‘Boll u përdrodhët!’/ Vasili publikon dokumentet e marrëveshjes së 5 qershorit, me firmat e palëve të pranishme

17:50, 14/07/2020
A+ Aa A-

Pas miratimit të njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese nga Rama dhe presionit të ndërkombëtarëve për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit, ish deputeti I LSI-së Petrit Vasili ka publikuar dokumentet e  firmosura nga palët e pranishme.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili ka reaguar ashpër duke akuzuar Ramën si izolues të Shqipërisë nga Europa me pandeminë, duke e administruar për faqe të zezë dhe tani doni ta izoloni edhe politikisht dhe ekonomikisht.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Boll u perdrodhët!!(Dokumenti).

Ja ku e keni marreveshjen e 5 qershorit me emer mbiemer e firmat tuaja.

Firmosur ne prani te ambasadores Amerikane Yuri Kim, Ambasadorit te BE Luigi Soreka dhe Ambasadorit te Britanise se Madhe Dunkan Norman.

Shkoni votoni 5 qershorin se u bete turpi i botes.

Harrojeni se do vidhni zgjedhjet ne tavoline.

Harrojeni se do te beni dot çiflig Shqiperine.

Harrojeni se do te ktheni izolimin komunist te shqiptareve te para viteve 90'.

E izoluat Shqiperine nga Europa me pandemine, qe e administruat per faqe te zeze, tani doni ta izoloni edhe politikisht dhe ekonomikisht.

Ja Dokumenti i 5 qershorit me firmat tuaja(foto).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco