VIDEO/ Presidenca i përgjigjet Sandër Lleshajt nëpërmjet Edi Ramës!

VIDEO/ Presidenca i përgjigjet Sandër Lleshajt nëpërmjet Edi Ramës!

15:39, 14/07/2020
A+ Aa A-

Tedi Blushi, Këshilltari i Presidentit Ilir Meta i ka kthyer përgjigje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ku ky i fundit reagoi me kundër-argumente për kthimin e dekretit për rishqyrtim ndryshimesh në ligjin për Vetingun në Polici, Gardë e SHÇBA, me argumentin se favorizonte drejtuesit dhe ishte i varur nga politika.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidencës. Blushi, ka publikuar videon ku kryeministri Edi Rama deklaron në fushatë elektorale se punonjësit e policisë pas punë të dalin dhe të mbledhin vota për PS.

‘Një kujtesë për z.Lleshaj!

Policia e Shtetit nuk mund të mbahet peng i vetting-ut selektiv për t’i bërë fushatën partisë!', shkruan Blushi duke e shoqëruar replikën edhe me videon kur Edi Rama ju kërkonte policëve të angazhoheshin në fushatë për PS-në.

Ditën e sotme Komisioni i Sigurisë rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për vetingun në polici. Kreu i shtetit i ktheu për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për vetingun në polici, por ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i hodhi poshtë pretendimet e Metës.

'Presidenti ka goditur thelbin dhe frymën e ligjit për arsye se ai e konsideron Vetingun si instrument presioni. Në fakt ‘si një forcë ndëshkuese e mekanizmit të vlerësimit kalimtar’ pra vetingu, e citova këtë nga dokumenti i ardhur nga Presidenti, pra e konsideron një forcë ndëshkuese.

Nëse duam ta konsiderojmë presion, le ta konsiderojmë presion. Është një instrument presioni pozitiv ndaj kujtdo të merr përsipër të shërbejë në strukturat ligj-zbatuese.

Në Shqipëri dhe në çdo vend normal të këtij planeti. Çdokush që shërben në këto struktura e ka pranuar vetë do t’i nënshtrohet një verifikimi të përhershëm. Do të jetë përherë në një proces verifikimi, për arsye se risku i kompromentimit të një personi të caktuar gjatë karrierës është prezent’, deklaroi ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco