Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bie alibia, Rama nuk hap listat, por heq vetëm koalicionet parazgjedhore

Bie alibia, Rama nuk hap listat, por heq vetëm koalicionet parazgjedhore

13:51, 14/07/2020
A+ Aa A-

Është zbardhur sot drafti i miratuar nga Komisioni i Ligjeve, ku PS ka bërë ndryshimet e saj në draftin e opozitës parlamentare.

Në draftin e miratuar përcaktohet se listat e hapura shtrihen vetëm për 2/3 e listave, ndërkohë që 1/3 e listës caktohet në mënyrë të pandryshueshme nga partia. “Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore” - thuhet në draftin e miratuar.

Kjo nënkupton që nëse në Tiranë ka 34 kandidatë për deputetë, atëherë 11 kandidatë listohen nga partia dhe janë të pandryshueshëm, ndërkohë që qytetarët mund të zgjedhin nga mandati i 12 e në vijim.

Pra nëse një parti politike fiton 15 mandate në Tiranë, atëherë 11 janë në listat e mbyllura të partisë dhe të caktuar prej saj, dhe vetëm 4 deputetë mund të zgjidhen nga qytetarët. Pra praktikisht pjesën fituese të listës e cakton partia, dhe jo qytetarët.

Kjo rrëzon alibinë e Edi Ramës se do hapte listën, duke dalë zbuluar që qëllimi i vetëm i ndryshimit të mendimit në 10 korrik, është heqja e koalicioneve parazgjedhore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari14/07/2020 15:13

Me nje fjale futja pordhes kot me kot! Shpikjet me banale dhe me qesharake te Rames. Perpelitje idiotesh humbes! E si do te jete fleta e votimit? Kjo eshte jo nje rrokoko idiotesh por nje rrotkarizem kllounesh qesharake!

Shtetrrumpalle 14/07/2020 15:08

eDRAMA e shfrytezoi ramaformen qe te arrinte kete dite, te beje nje kushtetute në Twitter dhe te mos kete gjykate kujstetuese qe tia hedhe poshte. Sa krenar duhet te ndihen nderkombetaret per kete dite.

Shto koment

Denonco