Meta pret kreun e KLSH: E inkurajova të jetë i pandikuar politikisht

Meta pret kreun e KLSH: E inkurajova të jetë i pandikuar politikisht

13:33, 14/07/2020
A+ Aa A-

Kreu i shtetit, Ilir Meta, takoi sot drejtuesin e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu.

"Zhvillova sot një takim me Kryetarin e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Arben Shehu, me rastin e fillimit të ushtrimit të detyrës prej tij.

Duke i uruar suksese, e inkurajova që veprimtaria e KLSH të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë kushtetues i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe veprimtaria e këtij institucioni duhet të shërbejë veç të tjerave edhe në rritjen e përgjegjshmërisë së çdo institucioni publik në menaxhimin e pasurisë publike, pa asnjë dallim, duke nisur nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Është tepër e rëndësishme që KLSH t`i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi," shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ismail14/07/2020 15:14

Z.Meta ! Shperndaje urgjentisht kete narkoparlament ilegjitim sic je zotuar para popullit.Cfare pret tjeter te ndodh ?Mos u be pjesmarres ne vrasjen e kushtetutes. Nuk ka me kohe

Shto koment

Denonco