Shqipëria bëhet i vetmi shtet në botë, që e ndryshon Kushtetutën online

Shqipëria bëhet i vetmi shtet në botë, që e ndryshon Kushtetutën online

13:20, 14/07/2020

Instituti I Studimeve Politike deklaroi sot se Shqipëria u bë vendi i vetëm në botë që ndryshoi Kushtetutën me procedurë online. Ky ndryshim që bë së fundmi, është i dhjeti që nga viti 1998 kur Kushtetuta e Shqipërisë u ndryshua me referendum. Sipas Institutit, kjo do të thotë se  sikur të ishte një libër, pa ndryshuar i ka mbetur vetëm titulli, hyrje dhe ISBN.

Në një deklaratë lëshuar sot, ky Institut argumentoi:

“Pas vetëm dy javë konsultime dhe procedurë parlamentare Kuvendi i Shqipërisë përmes Këshillit për Legjislacionin vendosi me 100% të votave të ndryshojë Kushtetutën e Shqipërisë.

Shqipëria bëhet vendi i vetëm evropian dhe i dyti në botë (pas Rusisë) që ndryshon Kushtetutën në periudhën e COVID-19.

Po ashtu Shqipëria bëhet vendi i vetëm në botë që ndryshon Kushtetutën me procedurë online.

Ndryshimet u iniciuan nga deputetët e pakicës në parlament dhe u mbështetën nga mazhoranca parlamentare.

Ato kanë shkaktuar debat të fortë politikë dhe shihen gjerësisht si një instrument taktik i shumicës parlamentare në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Miratimi i hapjes së listave është lajm pozitiv dhe koncepti i hapjes drejt qytetarit vendimmarrës do të duhej të kishte mbështetje të gjerë të të gjithë spektrit politik.

Ndryshimet e reja kushtetuese kanë një rrugë të gjatë deri në miratim në seancë dhe reflektim në Kodin Zgjedhor, i cili ndërkohë, është ndryshuar nga marrëveshja politike e datës 5 qershor.

Një prej pikave thelbësore të marrëveshjes ishte ajo, sipas të cilës, asnjë ndryshim tjetër nuk mund të bëhet në Kod pa miratim paraprak në Këshillin Politik.

Ndryshimet kushtetuese nuk u diskutuan në Këshillin Politik dhe nuk janë pjesë e rekomandimeve dhe as e mbështetjes nga ambasadat e SHBA, BE dhe UK që asistuan Këshillin Politik.

Si dhe sa e kemi ndryshuar Kushtetutën prej vitit 1998?

Nëse do ta krahasonim me një libër, kemi lënë të pandryshuar vetëm titullin e librit, hyrjen dhe ISBN, - gjithçka tjetër, përfshirë përmbajtja e tij është ndryshuar. Vijon tradita e demokracive hibride, sipas të cilës, kur kemi një problem dhe një qëllim politik afatshkurtër, nuk i zgjidhim ato duke ndryshuar sjelljen tonë ndaj problemit/qëllimit, por duke ndryshuar Kushtetutën, pra, duke ia përshtatur Kushtetutën nevojave ditore politike dhe duke e (keq)përdorur atë si mjet për arritjen e qëllimeve politike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

XOXO Ripjellsi15/07/2020 13:33

Ja dhe Kushtetuta do het si Ridhjerja.

Llumi rilindas14/07/2020 15:05

Po kjo kokepicka Vasilika Hysi a ka nje minimum dinjiteti profesional qe po I lejon keto nisma idiote?

XHEZUA....14/07/2020 14:45

Ridhierja,e beri Kushtetuten si brek laviresh......bastsrde!

Shto koment

Denonco