‘Merreni transportin publik për 6 muaj’, Shoqata letër Veliajt: Nuk mundemi më, fatorinot, shoferët, kontrollorët…

‘Merreni transportin publik për 6 muaj’, Shoqata letër Veliajt: Nuk mundemi më, fatorinot, shoferët, kontrollorët…

13:12, 14/07/2020
A+ Aa A-

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ka bërë një kërkesë të pazakontë ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, të cilit duke shpjeguar mosfrekuentimin e linjave urbane, janë të detyruar të gjejnë një rrugë të mesme për të shpëtuar nga falimentimi.

Njëra nga kërkesat është që të japin mjetet e tyre të transportit dhe t’ia vendosin në dispozicion Bashkisë për një afat 6 mujor, stafin drejtues, shoferë e fatorino, kontrollorë dhe çdo aset të nevojshëm për mirëmbajtjen e flotës dhe shërbimeve të transportit qytetas.

Ndërkohë opsioni tjetër është që pagesën për mbulimin e shpenzimeve (lekë/km të përshkruara) sipas modelit europian dhe vendeve fqinj për kapërcimin e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 deri në përfundimin e saj.

Dokumenti 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco