Grida Duma publikon VIDEON: Rama, në luftë me shqiptarët për pasurinë e tij dhe të oligarkëve

Grida Duma publikon VIDEON: Rama, në luftë me shqiptarët për pasurinë e tij dhe të oligarkëve

12:52, 14/07/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma denoncoi me një video, strategjinë që po përdor kryeministri Edi Rama. “Kjo është luftë?! Edi Rama është në luftë me shqiptarët që i vjedh dhe dhunon për pushtetin dhe pasurinë e tij dhe të oligarkëve të tij” shkruan Duma.

Teksti i plotë në video:

“Pasi përdori një strategji terrori, Edi Rama hodhi poshtë sakrificat e qytetarëve dhe sipërmarrjeve. Nga mungesa e testimeve spitalet u shndërruan në qendra të përhapjes së COVID-19.

Shqipëria është vendi me numrin më të vogël të testimeve në rajon!

Edi Rama e përdori pandeminë për qëllime korruptive. Duke provokuar konflikt dhe përplasje me qytetarët për t’u shërbyer oligarkëve dhe interesave klienteliste! Sot Edi Rama fajëson qytetarët për dështimin e tij. Por pandemia ka dalë jashtë kontrolli, për shkak të babëzisë së Edi Ramës, për tendera sekret dhe koncesione korruptive!

Miliona euro shkuan për oligarkët, ndërsa ndihma ekonomike për qytetarët ishte më e vogla në Rajon!

Sepse Edi Rama përpara shëndetit të qytetarëve zgjodhi klientët e tij!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 14/07/2020 13:09

edvini duhet te paguaj per cdo dem qe ka shkaktuar dhe po shkakton nga pasuria e tija se na varferoj jasht mase ,duhet te paguaj pastaj ne burg e ka vendin ..

Shto koment

Denonco