Rama nuk ndalet/ Ja si e arsyeton ndalimin e koalicioneve

Rama nuk ndalet/ Ja si e arsyeton ndalimin e koalicioneve

12:03, 14/07/2020
A+ Aa A-

Duke përdorur ‘opozitën’ në Kuvend, Edi Rama kundër të gjitha rekomandimeve vendase dhe ndërkombëtare, vazhdon me këmbëngulje nismën e tij, për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Duke përdorur dhe shkollimin e paktë të deputetëve në kuvend dhe faktin se thuajse asnjëri prej tyre nuk ka ndonjë eksperiencë me ligjet, apo kushtetutën, Rama dhe deputetët e tij kanë vendosur të bëjnë një çorbë duke tentuar që ti ndalojnë koalicionet parazgjedhore në Kodin Zgjedhor, por nga ana tjetër kushtetuta i lejon.

‘Fjalia e dytë e nenit 2 në ndryshimet kushtetuese të propozuara si nismë deputetësh parashikon se: ‘Ndalohen koalicionet parazgjedhore’.

Ndërkohë që në fjalinë e parë të po këtij neni, e cila propozon ndryshimin e fjalisë së parë të pikës 1 të nenit 68 parashikohet heqja e togfjalëshit ‘koalicionet zgjedhore të partive politike’ nga përmbajtja e këtij paragrafi.

Heqja nga përmbajtja e pikës së parë të nenit 68 të fjalëve ‘koalicioneve zgjedhore’ do të thotë që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij projektligji koalicionet zgjedhore nuk mund të jenë me subjekte zgjedhore.

Në këto rrethana është e panevojshme vendosja e një dispozite ndaluese, për sa kohë që qëllimi i qartë i fjalisë së parë dublohet me formulimin e fjalisë së dytë të të njëjtit nen’, thuhet në amendamentet e propozuara dhe të miratuara nga Komisioni i Ligjeve në Kuvend.

Më poshtë keni propozimet për ndalimin e koalicioneve parazgjedhor të propozuara nga ‘opozita’ e përdorur nga Edi Rama:

PROPOZIME PËR AMENDAMENTE

(Nga relatorët)

Neni i riformuluar:

Neni 1

Neni 64 ndryshohet si vijon:

‘1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurim rajonal dhe prag kombëtar.

2. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë subjektet zgjedhore që arrijnë pragun kombëtar.

3. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë, shpërndarjen e mandateve dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor.’

Arsyetimi i Amendamentit:

Riformulimi bëhet në bazë të amendamenteve të dakortësuara të relatorëve që synojnë ruajtjen e sistemit proporcional rajonal me lista shumemërore, të cilat tashmë janë të hapura me futjen e nocionit të votës parapëlqyese për kandidatët në listë.

Njëkohësisht, ky riformulim adreson kërkesën për vendosjen e një pragu elektoral kombëtar që nuk duhet të jetë pengues për partitë e vogla, nuk duhet të frenojë dhe dekurajojë konkurencën politike, sikurse nuk duhet të nxisë fragmentimin e Parlamentit apo të dëmtojë stabilitetin e qeverisjes.

Detajimi i kritereve dhe rregullave për zbatimin e sistemit proporcional rajonal, për caktimin e zonave zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes, referohen për t’u parashikuar në Kodin Zgjedhor.

Parashikimi në Kushtetutë i votës parapëlqyese në 2/3 e listës, vendos një dysheme e cila bën të mundur rritjen e standardit të konkurueshmërisë dhe garanton, përveç të tjerave, përfaqësimin gjinor.

Neni i riformuluar:

Neni 2

Pika 1 e nenit 68 ndryshohet si vijon:

 ‘1.Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet’.

Arsyetimi i amendamentit:

Fjalia e dytë e nenit 2 në ndryshimet kushtetuese të propozuara si nismë deputetësh parashikon se: ‘Ndalohen koalicionet parazgjedhore’. Ndërkohë që në fjalinë e parë të po këtij neni, e cila propozon ndryshimin e fjalisë së parë të pikës 1 të nenit 68 parashikohet heqja e togfjalëshit ‘koalicionet zgjedhore të partive politike’ nga përmbajtja e këtij paragrafi. Heqja nga përmbajtja e pikës së parë të nenit 68 të fjalëve ‘koalicioneve zgjedhore’ do të thotë që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij projektligji koalicionet zgjedhore nuk mund të jenë me subjekte zgjedhore. Në këto rrethana është e panevojshme vendosja e një dispozite ndaluese, për sa kohë që qëllimi i qartë i fjalisë së parë dublohet me formulimin e fjalisë së dytë të të njëjtit nen.

Diskutimi i çështjes së koalicioneve u trajtua gjërësisht në mbledhjet e përbashkëta të Këshillit të Legjislacionit dhe të Komisionit për ?ështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të zhvilluara për shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese të propozuara. Qëllimi i nismëtarëve u shpreh qartë. Nismëtarët kërkojnë përfshirjen në mekanizmin tonë ligjor të listave të hapura dhe ky proces e bën të domosdoshëm heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Ky qëllim realizohet plotësisht nga përmbajtja e fjalisë së parë të nenit 2 dhe nuk është e nevojshme të përsëritet edhe në fjalinë e dytë.

Gjithsesi për të shprehur më qartë qëllimin e nismëtarëve, propozojmë që amendamenti të riformulohet duke hequr nga fjalia e parë e paragrafit 1, të nenit 68 togfjalëshin ‘koalicionet zgjedhore të partive politike’.

Me këtë riformulim nuk ndryshon qëllimi i dispozitës, por ajo vetëm riformulohet më thjeshtë në aspektin teknik dhe në funksion të parimit të qartësisë së normës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N14/07/2020 14:35

Murrizi nga bytha e Rames ka dalë.

Shqiptari14/07/2020 13:33

TË PAKTËN BOTA, SHBA DHE BE E MORËN VESH SE ME ÇFARË MOSTRE KANË PËR T'U PËRBALLUR POPULLI SHQIPTAR DHE OPOZITA E BASHKUAR FORT DHE NË NJË UNITET BETONI, E MBLEDHUR SINERGJIKISHT NË NJË FORCË TË VETME POLITIKE FITUESE! LE TË BËJË ÇFARË TË DOJË, ÇFARËDO MANOVRE, ÇFARËDO FORMULE QË I SYGJEROJNË RUSMAJLËT E KOMITETIT QËNDROR TË PPSH, RAMA, NARKO-BANDA E TIJ DHE ALEANCA E MURRIZAVE, E HAJDARËVE DHE E TË GJITHË PALAÇOVE DHE IDIOTËVE TË PARLAMENTIT, ËSHTË E HUMBUR!! HUMBJA ËSHTË E SIGURTË! KY DO TE JETE EDHE REZULTATI REAL I ZGJEDHJEVE POLITIKE QE DO TE MBAHEN NE PRANVEREN E 2021. SIPAS KËSAJ LLOGARITJE OPOZITA E BASHKUAR MERR MINIMALITSH 85 MANDATE DEPUTETESH, RILINDASIT MARRIN MAKSIMUMI 54, DHE 1 MANDAT QË MUND TE SHKOJE TEK NDONJE FORCE E RE POLITIKE. NDËRSA MURRIZËT DHE HAJDARËT DO TË MARRIN NDOC RROKUN!!! KY DO TE JETE REZULTATI PËRFUNDIMTAR I ZGJEDHJEVE 2021! KY REZULTAT ËSHTË AI QË PO E TMERRON RAMËN PREJ KOHËSH!

kadri hasbiu14/07/2020 13:27

per lefter koken e dija se eshte si kurvat po ky murrizi qe na hiqet si demokrat sma merte mendja qe do ishte me ramen

Shto koment

Denonco