Rama i hap rrugë ndryshimit urgjent të Kushtetutës në kohë pandemie

Rama i hap rrugë ndryshimit urgjent të Kushtetutës në kohë pandemie

11:42, 14/07/2020
A+ Aa A-

Pas vetëm dy javë konsultime dhe procedurë parlamentare Kuvendi i Shqipërisë përmes Këshillit për Legjislacionin vendosi me 100% të votave të ndryshojë Kushtetutën e Shqipërisë. Shqipëria bëhet vendi i vetëm evropian dhe i dyti në botë (pas Rusisë) që ndryshon Kushtetutën në periudhën e COVID-19. Po ashtu Shqipëria bëhet vendi i vetëm në botë që ndryshon Kushtetutën me procedurë online.

Ndryshimet u iniciuan nga deputetët e pakicës në parlament dhe u mbështetën nga mazhoranca parlamentare. Ato kanë shkaktuar debat të fortë politikë dhe shihen gjerësisht si një instrument taktik i shumicës parlamentare në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. 

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme ndryshimet në Kushtetutë. Të gjithë anëtarët e pranishëm në këtë mbledhje online të Komisionit të Ligjeve kanë votuar pro miratimit për hapjen e listave.

Deputetët miratuan gjithashtu edhe ndryshimin e pikës 2 të nenit 68 të Kushtetutës që ndalon koalicionet parazgjedhore.

Tashmë nisma në fjalë do të kaloj për votim në Parlament.  Kështu,  nëse në Kuvend do të votohet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese atëherë do të ndalohen koalicionet dhe listat do të jenë të hapura, ndryshime këto që do të specifikohen edhe në Kushtetutë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari14/07/2020 13:29

TË PAKTËN BOTA, SHBA DHE BE E MORËN VESH SE ME ÇFARË MOSTRE KANË PËR T'U PËRBALLUR POPULLI SHQIPTAR DHE OPOZITA E BASHKUAR FORT DHE NË NJË UNITET BETONI, E MBLEDHUR SINERGJIKISHT NË NJË FORCË TË VETME POLITIKE FITUESE! LE TË BËJË ÇFARË TË DOJË, ÇFARËDO MANOVRE, ÇFARËDO FORMULE QË I SYGJEROJNË RUSMAJLËT E KOMITETIT QËNDROR TË PPSH, RAMA, NARKO-BANDA E TIJ DHE ALEANCA E MURRIZAVE DHE E HAJDARËVE ËSHTË E HUMBUR!! HUMBJA ËSHTË E SIGURTË! KY DO TE JETE EDHE REZULTATI REAL I ZGJEDHJEVE POLITIKE QE DO TE MBAHEN NE PRANVEREN E 2021. SIPAS KËSAJ LLOGARITJE OPOZITA E BASHKUAR MERR MINIMALITSH 85 MANDATE DEPUTETESH, RILINDASIT MARRIN MAKSIMUMI 54, DHE 1 MANDAT MUND TE SHKOJE TEK NDONJE FORCE E RE POLITIKE. NDËRSA MURRIZËT DHE HAJDARËT DO TË MARRIN NDOC RROKUN!!! KY DO TE JETE REZULTATI PËRFUNDIMTAR I ZGJEDHJEVE 2021! KY REZULTAT ËSHTË AI QË PO E TMERRON RAMËN PREJ KOHËSH!

Shqiptari14/07/2020 13:23

LE TË BËJË ÇFARË TË DOJË RAMA DHE ALEANCA E MURRIZAVE DHE E HAJDARËVE!! HUMBJA ËSHTË E SIGURTË! KY DO TE JETE EDHE REZULTATI REAL I ZGJEDHJEVE POLITIKE QE DO TE MBAHEN NE PRANVEREN E 2021. SIPAS KËSAJ LLOGARITJE OPOZITA E BASHKUAR MERR MINIMALITSH 85 MANDATE DEPUTETESH, RILINDASIT MARRIN MAKSIMUMI 54, DHE 1 MANDAT MUND TE SHKOJE TEK NDONJE FORCE E RE POLITIKE. NDËRSA MURRIZËT DHE HAJDARËT DO TË MARRIN NDOC RROKUN!!! KY DO TE JETE REZULTATI PËRFUNDIMTAR I ZGJEDHJEVE 2021! KY REZULTAT ËSHTË AI QË PO E TMERRON RAMËN PREJ KOHËSH!

Alb014/07/2020 12:32

Prit kur te mbledhe kuvendin e te votoje nismen qe Bojaxhiu te behet Mbret,e pse jo Vota ka sa te doje . Me siguri komuniteti nderkombetar do e miratoje se tashti asnje nuke ka mendjen c`behet ne Shqiperi .Rama po duket se merr mesimnga Putin qe ndryshon kushtetuten sa here qe i do qejfi.

Shto koment

Denonco