Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Situata me koronavirusin/ BE i mbyll sërish dyert shqiptarëve edhe për...

Situata me koronavirusin/ BE i mbyll sërish dyert shqiptarëve edhe për...

10:52, 14/07/2020
A+ Aa A-

Nga Erisa Zyka*

Qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian edhe për 15 ditë. Shqipëria duket se mbetet sërish jashtë listës së vendeve të treta me të cilat Bashkimi Europian rihap kufijtë e jashtëm.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja Hercegovina nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë.

Ky numër duhet t’i korrespondojë nivelit mesatar europian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë.

Ky është informacioni që vjen në vijim të takimit të grupit të punës Këshillit të Bashkimit Europian mbi rishikimin çdo 15 ditë të listës së vendeve të treta për rihapjen e kufinjve të jashtëm tê Bashkimit Europian.

Kjo listë ka të bëjë konkretisht me heqjen e kufizimeve për udhëtimet jo-esenciale drejt Bashkimit Europian të vendosura për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë që ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europian pritet të fillojnë takimin e tyre për rishikimin e listës në orën 15.00. Për Kinën, mbetet në fuqi reciprociteti lidhur me udhëtimet jo-esenciale.

Qytetarët e Kinës do të lejohen të udhëtojnë drejt Bashkimit Europuan vetëm nëse Kina heq kufizimet e veta për qytetarët evropianët.

Ky informacion pritet të zyrtarizohet në 15 korrik. /abcnews.al/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco