Haradinaj: Mund ta shqyrtoj ofertën për president! Ndarja është evituar

Haradinaj: Mund ta shqyrtoj ofertën për president! Ndarja është evituar

21:23, 13/07/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Çim Peka LIVE tha se sa u përket krimeve që janë bërë në Kosovë pas luftës, ato ‘nuk janë më akuza ndaj UÇK-së, janë ndaj individëve’.

I pyetur nëse do e merrte në konsideratë një propozim për t’u bërë president në rast se konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit, Haradinaj e la të hapur mundësinë që të shqyrtojë propozimin.

“Nuk është koha me qenë lakmitar, por nuk nxjerr kandidaturë. Në rast se ekziston një mundësi, dhe ma kërkojnë të marr një përgjegjësi të tillë, edhe mund ta shqyrtoj,” tha Haradinaj.

“Unë kam pasur ballafaqimet e mia me ligjin ndërkombëtar dhe jam rast i mbyllur. Unë kam mjaft punë, Aleanca ka mjaft përgjegjësi dhe jam i kënaqur të vazhdoj kështu siç jam,” tha Haradinaj.

Peka tha se për momentin përflitet për dy kandidatura nga PDK për president. E para, Vlora Çitaku, e mbështetur nga Hashim Thaçi- ndërlidhësja me Bolton.

Propozimi i dytë është Enver Hoxhaj, një kandidaturë e mbështetur nga Rama, një njeri pranë kryeministrit shqiptar.

I pyetur se kë do të zgjidhte mes tyre, Haradinaj tha: “Nuk mund të jap përgjigje në këtë kohë sepse dua të ruaj respektin për kolegët. Do ishte një spekulim i imi. Ajo që dihet është se ndarja është evituar. Pasojat i kemi sot ne që i kemi qëndruar përballë kësaj teme. U vërtetua se askush nuk është i zoti për të siguruar ndarjen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco