Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Koronavirusi jashtë kontrollit, hapet spitali Covid-2

Koronavirusi jashtë kontrollit, hapet spitali Covid-2

16:26, 13/07/2020
A+ Aa A-

Në një situatë aspak të sigurtë, në një kohë kur rastet e reje dhe vdekjet sa vijnë dhe shtohen, ditën e sotme u regjistrua dita rekord me 117 infeksione dhe 2 viktima nga COVID-19.

Nisur nga këto të dhëna shqetësuese, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pas një vizite në ambientet e spitali “Shefqet Ndroqi”, njoftoi se brenda disa ditësh, ky spital do të rikthehet edhe njëherë si spital që do të trajtojë pacientët e infektuar me Covid-19.

“Pas diskutimeve në Komitetin e Ekspertëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë kemi vendosur që së shpejti brenda këtyre ditëve të rihapim si një spital që do të trajtojë pacientët me Covid spitalin “Shefqet Ndroqi””, tha ajo.

Ministrja Manastirliu shtoi se po forcohen kapacitetet  spitalore edhe në terapinë intensive.

Gjithashtu Manastirliu kujtoi se nëse edhe spitali Covid 2 do të mbushet me pacientë atëherë parashikohet të kalohet në skenarin e tretë ku spitali i ish-Kirurgjisë pritet të kthehet në Covid.

Minitrja u shpreh se ekziston edhe skenari i katërt i spitalit karantinë dhe apeloi që njerëzit të respektojnë rregullat duke mbajtur distancë, duke vendosur maskën dhe duke ruajtur higjienën personale dhe kolektive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco