VIDEO/ Policia keqtrajton pensionistët dhe invalidët tek Mali i Robit!

VIDEO/ Policia keqtrajton pensionistët dhe invalidët tek Mali i Robit!

16:27, 13/07/2020
A+ Aa A-

Një grup pensionistësh invalidë të cilët kanë marrë leje për të bërë plazh në Malin e Robit në Durrës kanë denoncuar dhunën e policisë ndaj tyre,

Siç shikohet edhe nga pamjet e publikuara nga ish-kryeministri Berisha, forca të shumta kanë rrethuar dhe dhunuar të moshuarit, kjo pas ankesës së një hoteli ngjitur me kampingun ku po pushonin grupi i pensionistëve.

‘Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje i nderuar Sali Berisha. Jemi nje grup pensionistash dhe 6 invalidë tek mali i robit qe kemi shtëpitë ... bejme plazhin qe 14 vite dhe kemi pasë tabelë plazhi për publikun, pasi parcela ku ne rrimë i bie pjesa e rruges... Jemi në mes të hotel Real dhe hotel Ylberi. Problemin e kemi me hotel Ylberin se thotë që e kam paguar dhe pjesen tuaj. Sot na kane ardhur 15 policë për të na larguar i keni edhe në video, por ne jemi të gjithë të pa mundur ekonomikisht dhe nuk kemi ku të vemi pasi kudo është me pagesë: Ju lutemi pse nuk zbatohet vendimi i Qeverisë ku 20% është vend i lirë për publikun. Ju bëjmë me dije se vendi ku rrimë ne nuk i takon hotelit pasi është pjesë e rrugës... Ju lutem i nderuar këto janë shqetësimet dhe hallet tona...

Po ju dergojme edhe nje video se si na nxoren me shkelma policet e kesaj qeverie. Rrespekte nga një grup pensionistësh dhe invalidësh’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco