Albin Kurti: Hashim Thaçi e çoi karrigen e presidentit në Hagë

Albin Kurti: Hashim Thaçi e çoi karrigen e presidentit në Hagë

14:25, 13/07/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar me anë të një video mesazhi, dëshminë që do të japë sot presidenti, Hashim Thaçi, në Prokurorinë Speciale në Hagë.

Kurti thotë në mesazhin e tij, se kryeministri Avdullah Hoti është vegël e presidentit Thaçi.

Por kreu i Vetëvendosjes akuzon Thaçin se çuar në Gjykatën Speciale në Hagë, karrigen e presidentit të Kosovës.

‘Në bazë të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjendjen e jashtëzakonshme e shpall presidenti, dekreti i të cilit duhet të marrë pëlqimin në Kuvend.

Pse kjo qeveri na kërcënon me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme? Çfarë pune ka ajo me këtë shpallje?

Vetëm një shpjegim e ka kjo: kryeministri koti është zëdhënës i presidencës, vegël e Thaçit, e i cili karrigen e presidentit të Republikës e mori me vete para prokurorisë speciale në Hagë’, ka thënë ai

Kurti shton se ai nuk mund ta marrë me vete karrigen presidenciale e ta çojë në prokurori e gjykatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku13/07/2020 16:38

Rraca e politikanëve të korruptuar dhe tradhëtarë të Kombit nuk japin kurrë dorëheqjen, ata kolltukun e marrin me vete jo vetëm para prokurorëve dhe gjykatave por edhe në qelitë e burgut.

Fatosi-kosove13/07/2020 15:36

Albin shume kam patur besim tek ty,se je kaq i ndyre per pushtet se kisha besuar kurre, as shesheli si gjakpirs i shqiptareve nuk ka fyer e akuzuar Thaqin sa ti e sali berisha,prandaj me vjen turp qe te kam votuar,

Shto koment

Denonco