Gazetarja: Më vjen të ulëras, ja kush i mbron ndryshimet kushtetuese

Gazetarja: Më vjen të ulëras, ja kush i mbron ndryshimet kushtetuese

14:02, 13/07/2020
A+ Aa A-

Gazetarja Esiona Konomi ka ironizuar me faktin se deputetja relatore e ndryshimeve kushtetuese për sistemin zgjedhor nuk ka asnjë eksperiencë legjislative.

Gazetarja ka publikuar CV-në e deputetes Ediola Braha dhe shkruan se kjo është ulëritëse.

“Më vjen të ulëras!

Unë dhe ju, duhet të presim deri pasdite, që zonja deputete me CV e mëposhtme, të japë kontributin e saj për ndryshimet Kushtetuese, ndalimin e koalicioneve, hapjen e listave, apo se cfarë pragu elektoral do të kemi.

Pra, znj. Braha, është caktuar nga opozita parlamentare si një prej relatoreve për amendimet në Kushtetutë.

As arsim minimal juridik, asnjë eksperiencë në çështjet e legjislative, e aq më pak në rangun e kushtetutshmërisë.

Hidhini një sy arsimit dhe eksperiencës së saj në punë dhe krijojini vetë pritshmëritë.

(Asgjë personale. Faktet)” shkruan ajo.

Kryeministri Edi Rama po përdor disa deputetë të së ashtuquajturës opozitë parlamentare, për të përparuar axhendën e tij për ndryshimet kushtetuese.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ai13/07/2020 17:08

Do të ishte shumë me interes për shqiptarët që të njiheshin me CV e gjithë deputetëve që kanë zgjedhur që ti përfaqësojnë në parlament.Duke filluar që nga ish mësuesi i fshatit Gramozi, bojaxhiu me gjysëm shkolle të lartë Rama e deri tek Rrahman Rahja apo Kujtim Gjuzi.

Ping_pong13/07/2020 15:30

Ju nuk njihni Benin e Shanikos ,(alias burri menaxher i saj).Po ta njihnit nuk do kishit dilema.

Shto koment

Denonco