Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Ekspertja: Sapo shtohen testimet, del në pah dështimi i qeverisë

Ekspertja: Sapo shtohen testimet, del në pah dështimi i qeverisë

13:46, 13/07/2020
A+ Aa A-

Rekordi i ri i vendosur sot në shifrat e të infektuarve në vetëm 24 orë e kaloi numrin e 100 të prekurve nga koronavirusi.

Teksa thotë se situata po precipiton rrezikshëm, ekspertja e Task Forces anti-Covid në PD, Liljana Shyqyriu, shkruan se një rritje e lehtë e numrit të testimeve, çoi menjëherë në një rritje me 30% të numrit të personave të diagnostikuar pozitivë.

“Kjo provon atë që është përsëritur çdo ditë nga ekspertet e PD, se sa më shumë të testosh, aq më shumë raste të përsonave të infektuar do të zbulohen”.

Por nuk testohet, thotë ekspertja, sepse sipas saj me njohjen e situatës së vërtetë të epidemisë, “del në pah edhe dështimi dhe keqmenaxhimi që i është bërë kësaj pandemie që në fillimet e saj”.

 

Ja reagimi i plotë:

Qytetarët kërkojnë të testohen. Qeveria nuk u përgjigjet pasi u zbulohet dështimi me menaxhimin.

Është një situate qe po precipiton rrezikshëm. Sot pam% se një rritje e lehtë e numrit të testimeve të kryera, çoi menjëherë në një rritje mbi 30% të numrit të personave të diagnostikuar me COVID-19. Dita e sotme ka edhe numrin më të lartë të të infektuarve që prej fillimit të epidemisë.

Kjo provon atë që është përsëritur çdo dite nga ekspertët e PD se sa më shumë të testosh, aq më shumë raste të personave të infektuar do të zbulohen. Por nuk testohet sepse me njohjen e situatës së vërtetë të epidemisë, del në pah edhe dështimi dhe keqmenaxhimi që i është bërë kësaj pandemie që në fillimet e saj.

Dëmi shëndetësor, psikologjik, social dhe ekonomik në jetën e shqiptarëve është duke u rënduar pikërisht nga papërgjegjshmëria dhe mungesa e masave nga ana e Autoriteteve Shëndetësore.

Ajo qe është lënë në harrese prej tyre është siguria e jetës së qytetarëve.

Nevoja për t’u testuar këtë herë po kërkohet nga vetë qytetarët, të cilët janë duke provuar për fatin e keq pasojat e një mungese planifikimi për testime sipas nevojeës dhe mungesën e një strategjie kontrolli për epideminë.

I gjithë testimi u përqendrua në një laborator të vetëm të kontrolluar në të gjithë funksionimin e tij nga komiteti politik i shurdhër.

Në të gjithë botën janë ngritur dhjetëra qendra testimi pranë njësive të kujdesit shëndetësor apo pranë qendrave të banimit në mënyrë që të gjithë qytetarët që duan të testohen, të kenë aksesin online për të prenotuar kryerjen e testimit.

Tek ne u ndërtua sistem online për të marrë leje të dalësh nga shtëpia, por nuk mund të ishte ky akses për të mundësuar testimin.

Mbas një izolimi total e vetmja strategji që iu ofrua shqiptarëve ishte pamundësia për të lëvizur në vendet e BE-së. Ky është izolimi i dytë i tyre, por këtë here jo brenda shtëpisë, por brenda një shtëpie të madhe që po izolohet çdo ditë e më shumë.

Qeveria është dorëzuar përballë kësaj epidemie dhe po e lë virusin në rënie të lirë.

Ndërkohë, thirrja për qytetarët është marrja e masave për t’u vetëmbrojtur në këtë situatë.

Bëni kujdes dhe mbroni shëndetin dhe jetën tuaj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco