Vazhdon seriali 'i turpit' në Kadastrën e Vlorës: Prezantohet drejtori i radhës

Vazhdon seriali 'i turpit' në Kadastrën e Vlorës: Prezantohet drejtori i radhës

12:43, 13/07/2020
A+ Aa A-

Në Kadastrën e Vlorës vazhdon seriali i dorëheqjeve dhe emërimeve të drejtorëve duke e shndëruar këtë institucion në shembullin më tipik të turpit dhe dështimit të shtetit shqiptar.

Andi Binaj quhet drejtori i ri i Kadastrës së Vlorës, i cili është prezantua sot nga Artan Lame i cili me këtë rast u justifikua se `Vlora po vuan kalvarin e 30 viteve`. Për të 10 muaj radhazi, nga ky institucion janë larguar 7 drejtues, i fundit është Jurgen Pilkati, i cili qëndroi në detyrë vetëm një muaj e gjysmë.

“Për fat të keq Vlora po paguan kusuret e 30 viteve në papërgjegjshmërinë e pronave," tha Lame.

"Drejtoria e Vlorës është ndër më të rëndësishmet në Kadastrën Shqiptare, ofron shërbime kadastrale për tre bashki njëherësh me 106 zona Kadastrale, 28 janë ende pa regjistrim fillestar të pronave me 65 mijë pasuri të paluajtshme”, tha Lame teksa ia dha fjalën drejtorit të ri Andi Binajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vlonjati13/07/2020 17:13

Ju vrafte ZOTI o rr...q...

Folie Marine13/07/2020 15:34

Pse nuk thot Zori Lam, qe hipoteka e Vlores Po vuam pasojat e Folie Marine, qe do te thote pasojat e rilindjes, pasi ka dhene leje ndertimi ne nje truall qe kushedi si esht grabitur dhe eshte ndertuat ne nje truall 1 kilometer me lark! Nje gabim o vogel gjeometrik...

kavajsi13/07/2020 13:35

Ne keta 30 vjet mbi 7 vjet i ke ti.A nuk na thua pse keto doreheqje nuk u bene ne vitin e pare,te dyte,te trete e me radhe por u bene ne vitin e gjahte e te shtate te pushtetit tuaj?!

lushingabarbullushi13/07/2020 12:56

Dhe ky sa te fiermosi nja dy letra do japi dorheqjen.

Shto koment

Denonco