'Fitim 69 mln euro në vit', Berisha: Vjedhje rekord në Evropë dhe botë e Edvin Hajdutit!

'Fitim 69 mln euro në vit', Berisha: Vjedhje rekord në Evropë dhe botë e Edvin Hajdutit!

12:07, 13/07/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar me shifra, atë që e cilëson si "vjedhjet rekord në Europë dhe botë" në infrastrukturë të Kryeministrit Edi Rama. Në një video denoncuese, publikuar sot, Berisha shtjellon deri në detaje se si po abuzohet me paratë e qytetarëve shqiptarë. Vetëm për koncensionin e rrugës Milot - Fier, ata do të paguajnë për 35 vjet rresht, 5.57 milionë euro në muaj, ose 192 mijë euro në ditë, ndryshe 8 mijë euro në orë apo 133 euro në minutë" ka specifikuar ish-Kryeministri.

"1.-  Zgjerimi i 2 km të Unazës me 42 milionë euro, pra me 21 milionë/km është rekord botëror vjedhjeje për kilometër zgjerim.  Po ju kujtoj se 1 km në tunelin e Krrabës ka kushtuar 14 milionë euro!

2 - Autostrada Milot - Fier, 1,2 miliardë euro me 22 milionë euro km. Ndërkohë për ndërtimin e rrugëve fushore, standarti i BE-së është 1,29 milionë për km.  Sipas këtij standarti, segmenti rrugor që lidh Kroacinë me Bosnjen prej 333 km kushtojë 430 milionë euro, pra 17 herë më lirë se sa kushton kilometri Milot - Fier, 1 km e së cilës kushton fiks 2 herë më shumë se sa Rruga e Kombit e ndërtuar në terrenin më të vështirë që ekziston dhe me 21,6 km tunele, 8 km ura dhe vepra arti. Ndiqni videon," thekson Berisha.

 

Videoja fillon me deklaratën e fundit mburrëse të ministres Belinda Balluku në Kuvend: “Nuk keni arritur të bëni atë që ka bërë Damian Gjiknuri në 14 muaj dhe unë në 18 muaj!!!”.

Por, faktet tregojnë se "projekti korruptiv i Unazës së re, një nga “kryeveprat” në 14 muaj të Damian Gjiknurit, është planifikuar të kushtojë 40 milionë euro dhe gjatësia e kësaj rruge është vetëm 2.2 km.

Rruga Milot – Fier është një garë e paracaktuar, që do të kushtojë 1.2 miliardë euro për 115 km, nga të cilat 62 km janë ekzistuese.

Fitimet nga kjo aferë do të jenë marramendëse: 2 miliardë e 415 milionë euro për 35 vjet! 

69 milionë euro në vit. 5.57 milionë euro në muaj. 192 mijë euro në ditë. 8 mijë euro në orë. 133 euro në minutë."

Videoja përfundon ironikisht, me një shprehje "lapidar" të Kryeministrit "Katastrofë! Katastrofë!", që i vë vulën këtyre aferave të tij si hajdut./ar.sh/SYRI.NET
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 13/07/2020 12:27

i plaste temthi edvinit ,12 vjet ne bashki dhe gati 8 vjet ne qeveri na na shkatarroi si popull

Shto koment

Denonco