Basha: Rama po bën lojëra të pista politike për të hequr vëmendjen nga kriza ekonomike

Basha: Rama po bën lojëra të pista politike për të hequr vëmendjen nga kriza ekonomike

11:56, 13/07/2020
A+ Aa A-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, gjatë një takimi në një fasoneri, tha se kryeministri Edi Rama po bën lojëra të pista politike për të hequr vëmendjen nga dështimi me pandeminë dhe kriza ekonomike.

“Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.

Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve.

Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI,” shkruan Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco