'Murrizi & co' ndryshojnë mendje, kanë një propozim të ri

'Murrizi & co' ndryshojnë mendje, kanë një propozim të ri

11:39, 13/07/2020

Pavarësisht nga qëndrimi i prerë i ambasadës së SHBA dhe opozitës së bashkuar, se në Kuvend duhet të kalojë vetëm marrëveshja e arritur në 5 Qershor në Këshillin Politik, mazhoranca dhe e ashtuquajtura `opozitë parlamentare`, po ecin përpara.

Kështu, Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve është mbledhur paraditen e sotme për të miratuar nen për nen ndryshimet në Kushtetutë, të cilat do të ndalojnë koalicionet dhe hapin listat zgjedhore.

Por gjatë diskutimeve papritur nga 'opozita parlamentare' është kërkuar që të ndryshojë edhe pragu për të cilin më herët kishin rënë dakord. Sipas deputetit Korab Lita, pragu 5% dhe ndalimi i koalicioneve nuk është demokratik ndaj ai duhet ulur deri në 2%.

Menjëherë pas kësaj, propozimi i tij u mbështet njëzëri edhe nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Në këtë mënyrë, opozita parlamentare është tërhequr nga qëndrimi fillestar për ta rritur pragun e hyrjes në Parlament nga 3% në 5%. Qëndrimi i tyre vjen pas këmbënguljes së mazhorancës për të hapur listat zgjedhore, gjë e cila do të ndalonte edhe koalicionet para zgjedhjeve.

Nga ana tjetër Klotilda Ferhati nga PS deklaroi se pragu 2% i duket i ulët, por kjo duhej diskutuar.

“Morëm një propozim tjetër në fillim. Të ulemi të gjithë bashkë si relatorë dhe ekspertë t’i diskutojmë pse mbërritëm në këtë shifër dhe jo në një tjetër. Të mblidhemi të 4 relatorët dhe t` ja paraqesim me shkrim formulën finale anëtarëve të komisionit“, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironsi/gjermani13/07/2020 14:17

Pragu i hyrjes ne Parlamentin Gjerman per forcat Politike ne kete vend eshte 5%. Kjo do te thote qe me 4.99% nuk mund te hyje kush ne kete parlament dhe kjo ka arsye te forta qe pengon forcat te ndryshme politike ekstremiste qofshin keto te majta apo te djathta, mbi baza besimi apo etnike etj te pengojne apo te sabotojne punen e parlamentit apo zhwillimin e demokracise, vlerave europiane e atlantike. Shqiperise nuk i duhen ne parlament kukumjackat ndjellazeza qe pengojne keto zhvillime me humorin e tyre per te vene kujen.

Alfons Malo13/07/2020 12:39

PORDH ME RIGON .MBETI REFORMA GJEDHORE TA BEJNE FERRAT MURRIZAT DHE NE MES HAJKARI E BEJI NJE MUT TE MADFH NE DERE TE KUVENDIT SE AI KUVEND E PARLAMENT NUK ESHTE ME

t13/07/2020 11:49

Po te kishte zot do ta kish goditur me rrufera ate tempull korrupsioni e degjenerimi qe quhet kuvend

Edoja13/07/2020 11:48

Alo, mirmbroma Muriz, po mbeti reforma ne doren tuaj kete vend e mori Lumi me keq se ce ka mare.

Shto koment

Denonco