‘Me lista të hapura zgjodhët mashtruesin dhe përdhunuesin’

‘Me lista të hapura zgjodhët mashtruesin dhe përdhunuesin’

10:18, 13/07/2020
A+ Aa A-

Deri para pak ditësh, kryeministri Edi Rama ishte vetë kundër listave të hapura.

Ndërkohë mediat dhe opozita kanë risjellë në vëmendje komentet e forta kundër listave të hapura nga Damian Gjiknuri, që thotë se ato do lejojnë depërtimin e njerëzve të krimit në politikë.

Nga ana tjetër, një koment i ‘njeriut të memeve’, Genc Sejko është bërë viral.

“Zgjedhjet lokale bëhen me lista të hapura dhe me sistem mazhoritar. Në 2015 midis një mashtruesi ordiner dhe dr. Halim Kosovës ti zgjodhe mashtruesin. Midis dr. Engjëll Carës dhe një përdhunuesi, ti zgjodhe perdhunuesin.

Vazhdoni të mendoni se fajin e ka sistemi?!” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cak13/07/2020 11:03

Më interesantja në këtë marrëzinë hapi listat , mbylli listat, është që , pikërisht majtistët ekstremistë që quraviten me nostalgji për sistemin diktatorial enverist që e theu qafën e tani kërkojnë sistemin e hapur të stilit enverist të votimeve. "Të gjitha votat për Partinë e punës" Të gjitha votat pçr Frontin demokratik" A kishte votime më të hapura sesa votimet në kohën e diktaturës kur rezultati dihej fare pa u zhvilluar zgjedhjet ? Ja ta zemë se sistemi demokratik kërkon respektimin e mendimit ndryshe e duhet të rrespektojmë edhe mendimin e Murrizit apo opozites "legale". Po a thua se Edvin Rama që ishte ideator i këtij sistemi e Berisha bëri gabimin që të bënte me te kompromis në 2008-ën është veçanërisht në këto kushte, i interesuar që kandidatët të mos i zgjedhë ai, por të zgjidhen nga "populli". ? Nëse zgjedhjet do të bëheshin me këtë kriter, i pari që do të ngelej pas listave si deputet, do të ishte ai, pasi me siguri shumica e socialistëve do të votonin kundër tij. Komedia ntrashet edhe më shumë, kur për lista të hapura apo kundër koalicioneve , ulërin Murrizi e deputetët e "kërpëratës". Me lista të hapura apo pa koalicione me rritje të pragut në 5%, me 100%, "kërpërata" Murrizi del fare jashtë loje. Edhe ata 20 mijë që pretendon Murrizi se kanë hedhur votën për te në siglën e PD, duke parë që i mashtroi, do të katandisen në 20-30 persona Përse atëhere edhe në "reformën zgjedhore" , si në të gjitha shkeljet e tjera kushtetuese që votuan në parlament për qeverinë Rama, edhe duke e ditur se këto kërkesa janë në dëm të tyre, ju bënë përsëri patericë Ramës ? Sepse mesa duket Rama ju a ka mbushur mëndjen se Gjykata kushtetuese, edhe nëse do të krijohet, do ta kem unë në dorë e duke u rizgjedhur edhe për një mandat të tretë, do tju a shpërblej unë shërbimin me shpresën që opozita reale do të vazhdojë të mos marë pjesë në zgjedhje. Do të krijoj një parti me "kërpëratën" thotë Murrizi, kur nuk ka shqiptar që të mos ta dijë se këta farë deputetësh që zgjodhi Tao Palla, sejcili kërkon të krijojë partinë e tij.me 10-20 jeniçerë

Shto koment

Denonco