'Pandemia po kërkon profesionalizëm, jo patetizëm propagandistik'

'Pandemia po kërkon profesionalizëm, jo patetizëm propagandistik'

10:02, 13/07/2020
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

Jemi praktikisht dhe realisht të izoluar nga bota. Ky është fakti më tronditës dhe përjetimi më shokues për çdo njeri në Shqipëri. Situata është zhytur në një qorrsokak të plotë, ku asnjë rreze drite nuk shihet në fund të tunelit.

Patetizëm propagandistik pa fund është derdhur për pandeminë. Mjerisht, përçues të këtij patetizmi janë bërë edhe profesionistët, disa nga padija dhe disa nga akaparimi qeveritar. Rezultatet që përkeqësohen flasin vetë.

Çdo sugjerim profesional ekstraqeveritar mbytet e mbytet vetëm me patetizëm propgandistik dhe esklamacione qaramane antiprofesionale. Në krye të kryqëzatës së patetizmit propagandistik kundër profesionalizmit u vu në vetë të parë, kryeministri. Rezultatet janë një dëshmi që s'ka nevojë për koment.

Tërësia e masave të marra kishin në themel një patetizëm qeveritar antishkencë: as testime, as përdorim maskash bile, anatemimin e tyre, as shërbim parësor në ballë të situatës, as respiratorë, as kurbë, që analizon pandeminë dhe kufizime lëvizjeje të çmendura, pa kuptim që përhapnin pandemine dhe jo e kufizonin atë.

Shqiperia teresisht pa drejtim per perballimin e pandemise. Aktrimet qeveritare gjysem te perlotura hipokrite nuk kane hic te bejne me marrjen e masave por vetem tentojne ti bejne makiazh deshtimit ne menaxhimin e pandemise.

Te izoluar ane kend per shkak te nje pandemie te administruar ne menyren me te keqe te mundshme Shqiperia dhe shqiptaret jane sot ne udhekryqin me te te rrezikshem shendetesor, ekonomik dhe social si kurre ndonje here.

U provua qe patetizmi propagandistik prodhoi nje dizaster te vertete. Profesionalizmi, ai i verteti, eshte shpetimi i vetem te tjerat jane fjale te bukura qe cojne drejt gremines. Profesioniste, qe qepin gojen perpara turpeve te qeverise qe dhunon vete ajo cdo rregull te pandemise, nuk i duhen kujt.

Profesioniste, qe grijne moralizime ne vend qe gishtin mbi plagen e ç'organizimit qeveritar kryejne te kunderten e misionit te tyre. Profesioniste serioze fjalepak e puneshume, qe nuk falin kerkend ne raport me ate, qe shkenca imponon, keta po i duhen kesaj situate te veshtire dhe te komplikuar. Koha nuk pret vendi po zhytet ne mjerim thuajse pa kthim, pandemise i duhet dhenë pergjigje tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco