VIDEO/ 'Gjallica digjet, Gjici me Klosin krihen e trallisen'

VIDEO/ 'Gjallica digjet, Gjici me Klosin krihen e trallisen'

09:35, 13/07/2020
A+ Aa A-

Banorët e Kukësit janë angazhuar të vetëm në shuarjen e një zjarri që ka rënë në malin e Gjallicës, të neglizhuar nga shteti. Si për ironi të fatit, ndërsa Gjallica digjet, kryebashkiaku Safet Gjiçi shoqëron ministrin  Blendi Klosi për promovimin e turizmit.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar këtë fakt me një video ku shfaqen pamjet e zjarrit, dërguar nga një qytetar, me këtë akuzë: "Gjallica digjet, Gjici me Klosin krihen e trallisen! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital," ka nënvizuar ai.

Doktor, në këto momente jam së bashku me 15 qytetarë dhe banorë të fshatit Shtiqen në malin e Gjallicës dhe po përballemi me zjarrin që ka rënë që dje paradite.

Jemi mbledhur së bashku me banorët, sepse këtu askush nuk ka çarë kokën për të ardhur dhe parandaluar hapjen e flakëve. Vetëm 1 punonjës i zjarrfikëses, që është dhe banor i fshatit. Ministri i Mjedisit së bashku me kryetarin e bashkisë janë të gjithë në një aktivitet për turizmin në fshatin e Safetit dhe me presione kanë detyruar të shkojë e gjithë administrata e bashkisë dhe punonjës të drejtorive të tjera.

Kanë lënë vendin dhe malin e Gjallicës, i cili është mushkëria e qytetit dhe zonë e mbrojtur në mëshirën e fatit.

Me respekt dhe nderim për ju, doktor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco