Shën Sofia në xhami/ Imzot Frendo:Vendimi nuk i'u shërben vlerave të bashkëjetesës

Shën Sofia në xhami/ Imzot Frendo:Vendimi nuk i'u shërben vlerave të bashkëjetesës

20:02, 12/07/2020
A+ Aa A-

Lajmi se Kisha e Shën Sofisë në Stamboll do të kthehet në xhami, ka sjellë edhe reagimin e  Imzot George Frendo.

Pikërisht, Frendo shprehet se ky vendim nuk iu shërben aspak vlerave të bashkëjetesës, duke shtuar se po ashtu ka krijuar keqardhje në botë.

Deklarata e imzot George Frendo:

Tirana, më 12 korrik 2020

KTHIMI I KISHËS SË SHËN SOFISË NË XHAMI

Kthimi i Kishës së Shën Sofisë në Xhami funskionale nga ana e Turqisë ka krijuar shumë habi dhe keqardhje në botë.

UNESCO e ka dënuar këtë akt duke shprehur keqardhjen për këtë vendim për të cilin nuk ka pasur diskutime paraprake duke qenë se objekti është në listën e trashëgimisë botërore. Edhe shumë autoritet të tjera fetare e kulturore e kanë dënuar këtë vendim duke shprehur keqardhjen e tyre.

Sot në lutjen e Engjëllit të Tënzot Papa Françesku ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për këtë akt.

Ky vendim nuk i shërben sigurisht atyre vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve.

Imzot George Frendo

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit

Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Githbo12/07/2020 22:39

Prift katolik shqiptar qe flet per nje ish objekt kulti ortodoks ne turqi.

Shto koment

Denonco