Alfred Cako sfidon Silva Binon: Vij në spitalin Covid pa maskë, më lini të hetoj

Alfred Cako sfidon Silva Binon: Vij në spitalin Covid pa maskë, më lini të hetoj

17:20, 12/07/2020
A+ Aa A-

Debati i gjerë që bëhet edhe në vendet e tjera në mbarë botën ka shpërthyer edhe në Shqipëri dhe tema është ‘skeptikët që nuk besojnë tek koronavirusi dhe beteja e autoriteteve shëndetësore për ti ndërgjegjësuar qytetarët e tillë’.

Por në Shqipëri mes dy personazhe të njohura, ky debat është bërë interesant për vetë faktin e personave të përfshirë, por edhe sfidave që i kanë hapur njëri-tjetrit.

Disa ditë më parë, i njohur me termin ‘konspiracionist’, Alfred Cako deklaroi se në Spitalin Infektiv po infektoheshin vetë pacientët, ndërsa shtonte se ka marrëveshje të fshehta për të mos lejuar daljen e informacioneve.

Kësaj deklarate iu përgjigj nga shefja e ISHP-së, Silva Bino e cila e ftonte Cakon që të shkonte vetë te Infektivi dhe të investigonte, pasi sipas saj ai ‘fliste lloj lloj gomarlliqesh nga kolltuku

Statusi i Silva Binos: Kur mediat pomovojnë idiote. Te shkoje ky zoteria po qe i zoti vete tek Infektivi mqs qenkan rrena e te investigoje. Atje punonjesit rropaten perballen me rrezikun e njerezit perpeliten e perpiqen te mbijetojne ky ben lloqe cdo te premte se ja lejojne televizionet dhe e promovojne mediat se duket bukur.

Mediat po ashtu promovojne njerez qe se kane pare noj here pacientin e infektuar apo se dijne nga bie virusi po bejne teori e politike populiste per te promovuarveten duke folur lloj lloj gomarlleqesh nga kolltuku.

Ndërkohë, Cako i është përgjigjur Binos me anë të një mesazhi se e pranon sfidën dhe ku i kërkon ta lejojë të futet në spitalin Infektiv me një mjek të fushës, pa mjete mbrojtëse.

‘Jam dakord të vij pas sfidës tuaj publike të vij e të investigoj të vërtetën tek Infektivi megjithë mjekun Andi Nikolla të lëvizjes No Vax Albania. Mund të vijmë pa maska te pavioni i CV19 dhe do intervistojmë të sëmurët. Më ktheni përgjigje.’ i shkruan Cako, Silva Binos në rrjetin social Facebook.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hipokrati14/07/2020 16:02

Ore njeres, mos degjoni idiotesirat qe flasin keta lloj njerezish pa pike pergjegjesie. Degjoni specialistet e doktoret e vertete qe kane bere nje jete shkolle e dine sec flasin. Keto lloj teorish konspirative jane te demshme po vetem per ata qe i marrin seriozisht. Nese ndonjerit i eshte merzitur jeta, mund te marri shembull e keshilla nga keta soj tipash. Nese te dhemb dhembi, vete te dentisti, nese do te qepesh fustan, vete te rrobaqepesi, nese te eshte prishur lavamani, vete te hidrauliku. Nuk ka nevoje te jesh specialist ne cdo fushe, sic hiqen keta tipat. Nese nuk ke nje diplome apo eksperience te provuar ne nje fushe te caktuar, po vetem ore te kaluara ne internet duke lexuar lloj-lloj faqesh te dyshimta, as mos e humb kot kohen duke i degjuar. Largimi nga shkenca apo denigrimi i saj jane dy trende shume te rrezikshme te kohes qe mund te kene pasoja te renda jo shume te largeta. Renia drastike e epidemive e rritja exponenciale mbijeteses nga semundje qe me pare merrnin jetet e mijera e miliona njeresve, i detyrohet vetem avancimit te shkences. Nuk dukesh as me i mencur e as me i zgjuar kur i kundervihesh shkences e mjekesise se ke degjuar filan karagjos ne TV a internet te nxjerri "xhevahire" nga goja. Ne fund cmimin e papergjegjesise e paguan ti e vetem ti, ai karagjosi nga televizori i ka marre masat per veten e vet. Edhe nese s'i ka marre, le te marri ne qafe vetem veten, jo me teper.

liu12/07/2020 21:42

para disa ditesh ndrroi jete nje person nga shijaku ne spital. i kishin thone njerezve te familjes a ta shkruajme me koronavirus. cako ka te drejte

t12/07/2020 20:37

Nga vete menyra si shprehet kjo shefe e ishp,duhet te jete mushke nga trute

mondi12/07/2020 19:40

Cako ka plotesisht te drejte, kjo kllounia per hir te nje rroge qe merr eshte gati ti beje vaksinen vetes edhe familjareve te vet, e kjo vaksine pastaj do ti marre ne qafe.

Shto koment

Denonco