Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Meta në Poçem: Në vendin e shenjtë të tre Besëlidhjeve të mëdha për liri

Meta në Poçem: Në vendin e shenjtë të tre Besëlidhjeve të mëdha për liri

12:05, 12/07/2020
A+ Aa A-

Përmes një statusi në Facebook, presidenti Ilir Meta ka bere te ditur se ndodhet në Poçem të Mallakastrës, vendi fisnik që sipas tij, ka nxjerrë burra të shquar, trima e patriotë që i kanë dhënë nder dhe lavdi historisë së shqiptarëve në shekuj.

'Shumë i lumtur të jem sot në Poçem të Mallakastrës fisnike, të burrave të shquar, trima e patriotë, në këtë vend të shenjtë të tre Besëlidhjeve të mëdha për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar, që i kanë dhënë nder dhe lavdi historisë së shqiptarëve në shekuj',- thotë Meta.

Përmes një statusi tjetër, Presidenti shton:

'Kombi ynë është i bekuar që ka një krahinë kaq patriotike, atdhetare dhe heroike si Mallakastra. Tre Besëlidhjet e Poçemit në vitet 1847, 1920 dhe 1943 ishin frymëzim mbarëkombëtar për kryengritje mbarëpopullore kundër pushtuesve'.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco