Spahiu në Syri Tv: Basha demaskoi Ramën, u tha shqiptarëve që historia me këtë njeri ka marrë fund

Spahiu në Syri Tv: Basha demaskoi Ramën, u tha shqiptarëve që historia me këtë njeri ka marrë fund

17:04, 11/07/2020

I ftuar në Syri Tv, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, foli ndër të tjera edhe për tentativën që Rama po bën ndërmjet ndryshimeve kushtetuese për të shkatërruar zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëpërmjet prishjes së koalicioneve zgjedhore. Spahiu komentoi po kështu edhe për deklaratën e Lulzim Bashës, i cili zbuloi ofertën që i ka ardhur nga sekserët e Ramës.

‘Tashi Reforma Zgjedhore është një nga historitë e vjetra të politikës shqiptare. Po kështu ishte një nga kushtet kryesore të vendosura nga Bundestagu gjerman pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe që u konkludua me marrëveshjen e 5 qershorit.

Kur themi që konkludoi me një marrëveshje politike, themi që nuk duhet të ketë asnjë ndryshim në parlament, ndërkohë që tani kemi të bëjme më një situatë anormale të krijuar nga Rama.

Pak veta e dinë se çfarë ka në kokë Rama.

Por opinion publik i shikon këto ndërhyrje si të një politikani në fundin e tij

Nuk ka farë rëndësi se ç’propozon Rama apo se çfarë do propozojmë ne pas 5 qershorit.

Sistemi perfekt zgjedhor nuk ekziston.

Marrëveshja e 6 qershorit i vuri kapak kësaj historie, dhe çfarë do ndryshimi, çfarëdo lloj sistemi, ajo marrëveshje është një situatë krejt e re që kulmon me një marrëdhënie krejt të re të ambasadave kryesore që punuan për këtë marrëveshje, që janë ambasada amerikane, që është raporteri evropian për Shqipërinë e me radhë.

Unë bësoj që Edi Rama nuk do i shkoj deri në fund kësaj historie.

Reagimet nga ndërkombëtarët janë të qartë. Kjo është një marrëvëshje e shkruar në anglisht dhe e përkthyer në shqip.

Sot jemi në një pushtet të pushtetshëm dhe me një situatë mjat të rëndë politike dhe ekonomike. Rama po punon në funskion të karriges së tij.

Mbase është edhe provokim për opinionin publik dhe opizitën, por që opozita me maturi siç ka bërë deri tani, do marrë vendimet e saj.

Kemi hyrë në një fazë të re poltike dhe që për mua Rama e ka gabim dhe nuk është drejtimi i duhur.

Topi është në anën e opozitës.

Gjithë historia është që në 15 kushte nuk është zgjidhur një.

Për mua duhet të ketë zgjedhje sa më të shpejta dhe sa më të parakohshme. Duhet që ky vend të kalojë në një stad të ri.’

Spahiu komento edhe deklratën e Bashës për sekserët e Ramës dhe ofertën e këtij të fundit.

‘Leximi im personal i kësaj historie është që Basha dje u tha përfundimisht shqiptarëve që kjo histori me këtë njeri, me Ramën ka marrë fund.

Unë e lexoj si një deklaratë të tillë, pasi nuk para ndodh që një lider të publikojë biseda të tilla.

Kjo është ajo që cilëson që Basha dhe PD nuk ka asnjë lidhje me Ramën.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco