Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

PR: Qëndrimi i Ramës për të mos lejuar koalicionet, antipluralizëm

PR: Qëndrimi i Ramës për të mos lejuar koalicionet, antipluralizëm

13:40, 11/07/2020
A+ Aa A-

Partia Republikane deklaroi nëpërmjet kryetarit Fatmir Mediu se kryeministri Edi Rama “duhet të zbatojë detyrimet që ka marrë përsipër me marrëveshje me opozitën dhe ndërkombetarët, për të votuar Reformën zgjedhore me konsensus."

Reagimi ka ardhur pas debatit të hapur së fundmi lidhur me tjetërsimin nga ana e Ramës, të marrëveshjes për Reformën zgjedhore të dakortësuar midis palëve në Këshillin Politik.

PD theksoi se "qëndrimi i Ramës për të mos lejuar koalicionet është antikushtetues, antipluralizëm, antipolitik, dhe antieuropian. Rama kërkon që nga vjedhja dhe blerja e votave që ka bërë në të kaluarën, t’i vjedhë ato në tavolinë. Rama s’mund të fshihet mbas hapjes së listave për të manipuluar zgjedhjet," përfundon deklarata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco