Vasili: Rama është frikacak noterik për zgjedhjet

Vasili: Rama është frikacak noterik për zgjedhjet

13:30, 11/07/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për marrëveshjen e 5 qershorit.

Vasili tha se Rama ka frikë nga zgjedhjet.

“Edi Rama frikacak noterik!

5 qershori ishte marrëveshje vetëm e vetëm për të futur Edi Ramën në zgjedhje.

5 qershori, zero privilegje e favore opozitës.

5 qershori është pengesë për Ramën për të vjedhur vota.

5 qershori, marrëveshje për zgjedhje normale dhe jo për vjedhje të Rames si të dosjes 184 dhe 339.

Edi Rama ose bën votime vetëm me veten e tij si 30 qershori ose nuk bën fare si në Partinë Socialiste kur nuk ia mbante të konkurronte me Blushin.

Edi Rama është frikacak noterik për zgjedhjet,” shkruan Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco