Gabimi fatal i Ramës/ Çfarë mesazhi dha duke prishur marrëveshjen e 5 qershorit

Gabimi fatal i Ramës/ Çfarë mesazhi dha duke prishur marrëveshjen e 5 qershorit

13:16, 11/07/2020
A+ Aa A-

Nëse deri dje ishin pa alternativë, nga dje, ata kuptuan se Rama është më i rrezikshëm se të tjerët në tentativën për të mbajtur pushtetin edhe duke ndryshuar Kushtetutën, njësoj si Putini.

Ndërsa nisi zyrtarisht ndryshimet kushtetuese në Komisionin e Ligjeve, dje Edi Rama bëri gabimet që nuk i ka bërë kurrë më parë si politikan. Të paktën jo publikisht. Ndëse ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, do ta favorizojë matematikisht, ajo që shprehu nëpërmjet nismës do ta penalizojë politikisht dhe moralisht. Sepse dje u dha mesazh negative edhe shqiptarëve edhe ndërkombëtarëve.

U dha mesazh negativ mbështetësve të tij. Duke marrë masat esktreme të ndryshimit të Kushtetutës dhe prishjes së marrëveshjes, mbështetësit e Rilindjes, kuptuan që shefi po përpiqet të shmangë humbjen, nuk është më i sigurtë tek votat, sondazhet mund të kenë dalë keq. Me këtë mesazh, ata do të shkojnë në zgjedhje duke e patur më shumë mendjen tek e ardhmja e tyre pas rotacionit, se sa tek mbledhja e votave.

U dha mesazh negativ kundërshtarëve të tij. Duke prishur rregullat e lojës që t’i dobësojë, kundërshtarët po fillojnë përgatitjen për më të keqen. Lulzim Basha tha dje që rotacioni do të ndodhë me ose pa zgjedhje. Ky duket sikur është qëndrimi më i moderuar ndër radhët e kundërshtarëve, që tashmë nuk kanë luksin ta nënvlerësojnë garën e ardhshme elektorale.  U dha mesazh negativ edhe të lëkundurve.

Atyre që mendojnë ç’mund të përfitojnë dhe nga kush pas zgejdhjeve, u dha mesazhin që po ikën, duke i çuar kështu tek kundërshtarët. Atyre që mendonin se Rama është i keq, por Basha dhe Kryemadhi janë po aq të këqinj.

Nëse deri dje ishin pa alternativë, nga dje, ata kuptuan se Rama është më i rrezikshëm se të tjerët në tentativën për të mbajtur pushtetin edhe duke ndryshuar Kushtetutën, njësoj si Putini.

U dha mesazh negativ edhe emigrantëve që e mendonin me dyshim nëse ia vlen shpenzimi për të prerë biletën dhe për të votuar pro ose kundër, kur ndryshimi është i padallueshëm. Pas këtij akti, ata shohin rrezikun e izolimin dhe instalimit të një regjimi dhe do të kenë një arsye më shumë për të shpenzuar paratë e biletës.

U dha mesazh negative edhe të huajve, që deri dje e shihnin si partner të besueshëm dhe fajësonin opozitën për destabilitetin. Veçanërisht pas dorëzimit të mandateve, pikët e opozitës ranë shumë në favor të Kryeministrit.

Deri dje, kur ai vendosi të hedhë poshtë një punë të lodhshme fizike dhe nervore të SHBA dhe BE për të arritur marrëveshjen e 5 qershorit. Si asnjëherë tjetër, për këtë marrëveshje u angazhua edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, përveç angazhimit personal të Komisionerit të Zgjerimit Oliver Varhelyi, për disa detaje të marrëveshjes.

I gjithë ky angazhim që pas nënshkrimit të 5 qershorit u prit me entuziazëm nga ndërkombëtarët, të cilët menduan se i dhanë fund një krize 18 – mujore, u prish dje nga Kryeministri.

Rast i paprecedentë, që të jetë maxhoranca prishësja e një marrëveshjeje, por mbi të gjitha një zhgënjim nga njeriu që mendonin se ishte gjithmonë luajal.

Nga dje ata e kuptuan kush është ngatërrestari i vërtetë në skenën politike dhe kush e nxit konfliktin më shumë se opozita. Nëse deri dje opozita shihej me dyshim nga ndërkombëtarët, veçanërisht në raport me Ramën, raporti u përmbys nga vetë Kryeministri.

Këto gabime Rama nuk i kishte bërë në 22 vitet e tij në politikë. Ai ka qëndruar 20 vjet në pushtet, pikërisht në saj të aftësisë për tu paraqitur si fitimtar dhe bashkëpunues. Nga dje ai u vetëofrua si humbësi që prish bashkëpunimin për të fituar me hile./DOSJA.AL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari14/07/2020 13:31

TË PAKTËN BOTA, SHBA DHE BE E MORËN VESH SE ME ÇFARË MOSTRE KANË PËR T'U PËRBALLUR POPULLI SHQIPTAR DHE OPOZITA E BASHKUAR FORT DHE NË NJË UNITET BETONI, E MBLEDHUR SINERGJIKISHT NË NJË FORCË TË VETME POLITIKE FITUESE! LE TË BËJË ÇFARË TË DOJË, ÇFARËDO MANOVRE, ÇFARËDO FORMULE QË I SYGJEROJNË RUSMAJLËT E KOMITETIT QËNDROR TË PPSH, RAMA, NARKO-BANDA E TIJ DHE ALEANCA E MURRIZAVE DHE E HAJDARËVE ËSHTË E HUMBUR!! HUMBJA ËSHTË E SIGURTË! KY DO TE JETE EDHE REZULTATI REAL I ZGJEDHJEVE POLITIKE QE DO TE MBAHEN NE PRANVEREN E 2021. SIPAS KËSAJ LLOGARITJE OPOZITA E BASHKUAR MERR MINIMALITSH 85 MANDATE DEPUTETESH, RILINDASIT MARRIN MAKSIMUMI 54, DHE 1 MANDAT MUND TE SHKOJE TEK NDONJE FORCE E RE POLITIKE. NDËRSA MURRIZËT DHE HAJDARËT DO TË MARRIN NDOC RROKUN!!! KY DO TE JETE REZULTATI PËRFUNDIMTAR I ZGJEDHJEVE 2021! KY REZULTAT ËSHTË AI QË PO E TMERRON RAMËN PREJ KOHËSH!

Shto koment

Denonco