‘Mos tregoni që jeni të infektuar’: Ç’po u ndodh mjekëve në Berat

‘Mos tregoni që jeni të infektuar’: Ç’po u ndodh mjekëve në Berat

10:17, 11/07/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë zë, shqetësimit të madh të banorëve të qytetit të Beratit, të cilët kanë mësuar se ka të infektuar në radhët e Shëndetit Parësor, por që nuk karantinohen për shkak të presionit që iu bën drejtori i tyre.

Berisha akuzon qeverinë për përhapje “narkoshtetërore” të infeksionit dhe ka publikuar mesazhin, e dërguar nga një qytetare. “Denoncon heqjen e karantinës për personat e infektuar nga COVID-19!- shkruan Ish-Kryeministri. -  Kjo është rruga e përhapjes narkoshtetërore të infeksionit. Lexoni denoncimin qytetarit dixhital.”

Përshëndetje Doktor.

Unë që po të shkruaj jam një emigrante nga Berati me banim në Londër që kam ardhur në Berat për të parë familjen.

Më bën përshtypje që në këtë kohe virusi, personeli i shëndetit parësor i infektuar më shumë se gjysma, nuk karantinohen.

Drejtori institucionit iu bën presion që të mos tregojnë dhe nuk kanë as dizinfektim e punonjësit punojnë pa maska.

Ky institucion po përhap infeksion.

Të lutem publikoje, sepse këtu njerezit paskan frikë të flasin. Me nderime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cak11/07/2020 11:55

Nese denoncimi i emigrantes nga Berati është i vërtetë, gjë që duhet të verë në lëvizje prokurorinë për ta hetuar, drejtori i këtij spitali duhet të dënohet me akuzën "krim ndaj njerëzve" Le të marim si minimale gjysmën e personelit të infektuar në 30 persona. Sejcili prej tyre ka propabilitetin të infektojë agresivisht me shtame të mëdha virusesh dhjetë persona të tjerë, që çon kështu në 300. Meqë specialistët kanë pohuar që ky virus ka aftësi të madhe përhapje nga kontaktet, këta 300 të infektuar, sa persona të tjerë mund të infektojnë, nëse burimi i infeksionit mbahet i fshehtë ? Dëgjova dje labin socialist Brataj, që me cilësinë si shef i emergjencës së pandemisë, në një intervistë, jashtë shifrave e fakteve, të hidhte fjalën se Shkodra është më keq akoma se Tirana, pasi sipas tij meqë ky ka ngelur i vetmi qytet i qeverisur nga një kryebashkiake demokrate, qytetarët shkodranë qënkan më të pakulturuarit e kombit tonë e nuk respektokërkan rregullat e pandemisë ?????????????. Nga pamjet e filmuara të gazetarëve shqiptarë gjatë 3 muajve të karantimit, kemi parë që Vlora e Saranda nuk i respektonte fare rregullat e karantinimit të përgjithshëm, e megjithëate, qarku i Vlorës rezultonte pa asnjë rast infeksionesh, apo "zonë e gjelbër"

Shto koment

Denonco