'Të infektuar me shumicë'/ Berisha: Qëndrim çnjerëzor i Vuçiç ndaj shqiptarëve të Preshevës

'Të infektuar me shumicë'/ Berisha: Qëndrim çnjerëzor i Vuçiç ndaj shqiptarëve të Preshevës

20:31, 10/07/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj situatës alarmante të krijuar nga COVID-19 në Luginën e Preshevës. Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka dënuar regjimin e Vuçiç si diskriminues dhe çnjerezor ndaj shqiptarëve të Preshevës dhe i bën thirrje OBSH të nderhyjë me urgjence në ndihmë të banorëve në luftën kundër COVID-19.

Postimi i plotë:

Regjimi i Vuçiç diskriminon dhe nuk ndihmon shqiptarët. Të sëmurë dhe të infektuar me shumicë.

Nuk ka teste per zbulimin e Covid-19. Lugina nuk ka spital e as mjekët e domosdoshëm.

Dënoj me ashpërsi këtë qëndrim çnjerëzor të regjimit të Vuçiç ndaj shqiptarëve.

I bëj thirrje OBSH të ndërhyjë me urgjencë në Luginën e Preshevës të ndihmojë banorët në luften kundër Covid-19.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Ne Lugine te Presheves gjendja sa vjen e rendohet. Shume njerez te infektuar ne munges te testeve dhe friges qe te drejtohen ne spitalet serbe po vdesin neper shtepit e tyre. Ne munges te spitalit te kujdesit secondar ne Presheve dhe Bujanoc ata dergohen ne Vranje dhe Nish por pershkak te pasiguris ata vendosin te vdesin ne shtepi e mos te shkojn atje. Ju lutem reagoni qe te senzibilizohet opinioni ne Shqiperi dhe Kosove, te dergohen disa mjek nga Shqipria dhe Kosova dhe shqiptaret e lugines te trajtohen ne Presheve nga mjek shqiptar. Me larte ne foto e ke reagimin e drejtorit te shtepis se shendetit ne Presheve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco