Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Nishani në SYRI TV: Shqiptarët të reagojnë me revolucion kundër krimit

Nishani në SYRI TV: Shqiptarët të reagojnë me revolucion kundër krimit

19:30, 10/07/2020
A+ Aa A-

Ish-presidenti Bujar Nishani komentoi në emisionin e orës 19:00 në SYRI TV situatën e krijuar në vend sa i përket reformës zgjedhore. Për gazetaren Juli Krisafi, ai tha se kryeministri Edi Rama hodhi në erë konsensusin e arritur me opozitën një muaj më parë, të mbështetur nga faktori ndërkombëtar.

“Qëllimi i Ramës është i qartë: Së pari, kërkon të minojë aleancën e opozitës, frontin e opozitës, që po pasurohet çdo ditë e më shumë me aktorë dhe faktorë shoqërore. Së dyti është injektimi i krimit të organizuar dhe bandave kriminale në procesin zgjedhor dhe listat zgjedhore,” tha Nishani.

Ai përsëriti disa herë, se nëse Rama vazhdon me këtë axhendë, “shqiptarëve u mbetet të reagojnë me revolucion kundër krimit.

“Edi Rama është një manipulator. Nuk ka hapje listash pa ndryshuar sistemin,” tha Nishani.

Sipas tij, Rama ka për qëllim të përdorë proporcionalin rajonal për të futur në lista njerëz të krimit.  

“Rrëzimi sa më parë i Edi Ramës është një mision historik. Ky është rol jo vetëm i partive politike, por i gjithë shoqërisë sonë, madje edhe i atyre socialistëve që votuan për partinë e tyre, por që po drejtohen nga një sekt politik,” tha Nishani.

I pyetur nëse duhet të hyjë opozita në zgjedhje pas kësaj situatë, Nishani tha: “Ky është një vendim politik për një akt politik. Nëse Edi Rama jetëson idenë që përmes ligjit të injektojë anëtarë të bandave kriminale, paratë e drogës, në procesin zgjedhor, shqiptarët nuk kanë më asnjë alternativë tjetër, por kanë gjithë të drejtën dhe përgjegjësinë për të reaguar me një revolucion kundër krimit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco