Bejtja: Për herë të parë ndërkombëtarët janë me opozitën, Ramës i ka mbetur vetëm Murrizi

Bejtja: Për herë të parë ndërkombëtarët janë me opozitën, Ramës i ka mbetur vetëm Murrizi

17:19, 10/07/2020
A+ Aa A-

Nga studio e edicionit të Pasdites me gazetaren Armela Ferko, Drejtori I Informacionit në Syri Tv, Andi Bejtja ka komentuar edhe atë që ai e quan çmendurinë e fundit të Ramës i cili po kërkon të ndalojë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, koalicionet parazgjedhore, si e vetmja mundësi për të shpëtuar pushtetin e tij.

Bejtja tha se çfarë do të bëjë Rama, I ka të humbur zgjedhjet e ardhshme.

‘Kjo marrëvëshje është certifikuar nga faktorë të mëdhenj ndërkombëtarë, siç është Amerika, apo edhe OSBE që kanë thënë që këto ndryshime edhe po u bënë nuk mund të bëhen një vit para zgjedhjeve.

Basha nuk ka pse të bëhet patericë e Ramës. E vetmja patericë e Ramës është Murrizi dhe ata që ka mbrapa.

Basha mund të bëhet kryeministër edhe në këtë rrugë që po shkon dhe kjo është një fitore e opozitës, kur për herë të parë ndërkombëtarët po bëhen me opozitën pas asaj që ndodhi që dolën nga parlamenti.

Është hera e parë që opozita po rikuperon këtë gjë falë edhe gabimeve të Ramës dhe është hera e parë që ndërkombëtarët po njohin Ramën e vërtetë.

Rama kishte varur gozhdën e tij te marrëveshja me Kosovën dhe aty ka dashur të marrë një fitore nga ndërkombëtarët.

Dhe kjo është hera e parë ku Rama nuk ka ku ta varë xhaketën.

Edhe aty dhe flet budalliqe.

Çarë do që të luash nuk shikoj si mund të lidhen listat e hapura me koalicionet.

Kosova dhe vende të tjera si Kosova, i kanë listat e hapura, por koalicionet nuk i ndalon kush.

Mund të ketë 1 ose 2 vende në botë që kanë një sistem të ndryshëm.

Tani Rama nga një gozhdë ku kishte varur xhaketën tani ka mbetur me një gjilpërë pa kokë. Presioni i Ramës do të vazhdojë dhe nuk dihet se si do përfundojë. Rama ka humbur garën me integrimi dhe do shkojë në zonën më të errët për të bërë këto lojra.

Opiozita e ka të fituar garën,

Gjithë këto muaj të fundit bëhen vetëm tendera abuzivë të tmerrshëm dhe nuk qeveriset.

Unë jam i sigurtë që opozita i fiton këto zgjedhje.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

koi 10/07/2020 18:40

Shpresojme qe te jeni bazur diku o z.Bejtja, se doçit nuk i zihet bese as per ildhur breket! Ja u ka ngopur te gjitheve; te parit Nanos pas tije Metes me njgalat , me pas llullit, me prerjen ne bese te 17 majit 2017! Dhe tani qe po jep gjithe keto konçesionie( jo se nuk ka dhene me pare) dhe po pregetitet per blerjen e zgjedhjeve te ardhesheme siç eshte ne sjelljen e tieje prej hajduti dhe te pabesi! Te gjitha keto qe thote per dakordrsimin a reformes, sipas proprzimzeve te PD dhe PS ? qe here e pranon e here nuk e pranon e ben per diversion... Per te tehequr vemndejen tek zgjedhjet, nderkohe perpunon fshehetas planet per te vjedhur nje mandat te trete,me parate qe i vjedh shqiptareve! Nese i besoni akoma jenei vertet gaomere! Ps: nuk e kam fjalen per Bejtjen por per te gjithe ata gomere qe besojne , se qeni hajdut u be qengj!!!!!!

Shto koment

Denonco