Publikimi i paligjshëm i dosjes 456 të Camajt/ Sula firmos urdhër hetimi mbi praktikat e materialit arkivor

Publikimi i paligjshëm i dosjes 456 të Camajt/ Sula firmos urdhër hetimi mbi praktikat e materialit arkivor

17:01, 10/07/2020
A+ Aa A-

Duke marrë shkasë nga intervista e studiuesit Ardian Ndreca në News24 i cili denoncoi publikisht daljen e dosjes së Martin Camajt në mënyrë të paligjshme, Kryetarja e Autoritetit për Informimin për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), Gentiana Sula ka firmosur një urdhër hetimi.

Sipas një postim në “Facebook”, Sula bën të ditur se grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të verifikojë zbatimin e rregulloreve përkatëse gjatë administrimit të materialit arkivor në ngarkim të tij.

“Nisur nga dinamikat e ditëve të fundit dhe publikimeve në shtyp mbi dosjen fashikull nr. 456 të Martin Camajt, që kanë të bëjnë me trajtimin e saj nga AIDSSH, sot, më datë 10.07.2020 firmosa urdhrin nr. 31 të nisjes së hetimit administrativ për verifikimin e praktikës së dosjes fizike dhe asaj digjitale të Martin Camajt nga AIDSSH. Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të verifikojë zbatimin e rregulloreve përkatëse gjatë administrimit të materialit arkivor në ngarkim të tij. Ndërkohë AIDSSH do te vazhdoje te zbatoje me rigorozitet ligjin, duke garantuar qasjen ne dokumentet e Sigurimit, edhe për figurat historike. Materiali përmbledhës i hartuar pas kryerjes së veprimeve për përmbushjen e objektit të urdhrit në fjalë do t’i bëhet i ditur Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, për ndjekje sipas legjislacionit në fuqi”, deklaron Sula.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco