Vdes papritur kirurgu Myzyri, kolegu bën denoncimin e fortë: As ambulancë nuk të sollën

Vdes papritur kirurgu Myzyri, kolegu bën denoncimin e fortë: As ambulancë nuk të sollën

14:14, 10/07/2020
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë papritur, ditën e djeshme, në moshën 61-vjeçare mjeku kirurg Abdyl Myzyri.

Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit nga ana e miqve dhe kolegëve të tij.

Ndërsa një nga kolegët e mjekut të njohur ka reaguar publikisht duke bërë një denoncim të fortë. Mjeku Petrit Vargu shkruan në një reagim në facebook se Myzyrit nuk i është çuar një ambulancë në Spille, që mund t’i kishte shpëtuar edhe jetën.

Nuk dihet ende saktësisht shkaku i vdekjes së kirurgut Myzyrit, por dyshimet janë se ai ka humbur jetën si pasojë e një infarkti.

Postimi i plotë

Të qoftë dheu i lehtë Dyl Myzyri! Mjekësisë shqiptare që i kushtove jetën, nuk t’u gjend pranë as me një ambulancë, në të vetmin moment që pate nevojë. I kemi dëgjuar shpeshherë të deklarojnë se për 15 minuta janë në çdo skaj të Shqipërisë.

Por çuditërisht, dje në këtë orë, në Spille, në zemër te Shqipërisë nuk u duken kurrë. Ne i njohim mirë, prandaj i demaskojmë. Ti shkëlqen me mungesën tënde dhe nuk do të harrohesh kurrë nga miqtë ,duke i lenë errësirën dhe turpin sistemit shëndetësor Shqiptar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco