Reforma zgjedhore/ Vasili i kujton marrëveshjen Ramës, shpërndan postimin e komisionerit të BE-së

Reforma zgjedhore/ Vasili i kujton marrëveshjen Ramës, shpërndan postimin e komisionerit të BE-së

13:53, 10/07/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për integrim Petrit Vasili ka postuar në faqen e tij në Facebook deklaratën e Komisionerit të zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi, i cili bën thirrje për miratimin e reformës zgjedhore sipas marrëveshjes së 5 Qershorit.

Në një qendrim në Twitter, Komisioneri Për Zgjerimin kërkoi miratimin nga Parlamenti të Marrëveshjes së 5 Qershorit, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR. 

DEKLARATA E PLOTË 

Reforma zgjedhore në Shqipëri:

Reforma elektorale në Shqipëri: Është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet nga Parlamenti SA MË SHPEJT në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit. 
 
Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevoijten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco