Lajmi i fundit

DOKUMENTI/ Zbulohet letra e Agaçit: Po, jam i përfshirë në marrëveshjen për emigrantet

Edi Rama ndryshon mendje, mbështet Myslym Murrizin për listat e hapura

Edi Rama ndryshon mendje, mbështet Myslym Murrizin për listat e hapura

13:14, 10/07/2020
A+ Aa A-

Edi Rama pasi ka vendosur të votojë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, tani ka ndryshuar mendje do të mbështesë edhe Myslim Murrizin e deputetët e emëruar.

Deklarata është bërë nga vetë Edi Rama i cili ka dalë në një konferencër për mediat për të treguar vendimin e tij.

‘Ne kemi vendosur të mbështesim si PS një hapje të listave dhe t’i japim mundësi çdo zgjedhësi të shprehë preferencën e tij.

Është një vendim, i cili reflekton bindjen tanimë se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe të qytetarëve shqiptarë, që shkon përtej një shumice apo pakice qeverisëse.

E di shumë mirë që ka një sëkëlldi, po ashtu ka edhe një përpjekje që kjo gjë të tregohet sikur është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, por fakti është se marrëveshjen e 5 qershorit e kemi realizuar me vullnetin më të mirë, duke shkelur edhe mbi veten për hir të vërtetës, sepse ambicia jonë, që përkon me nevojën e publikut dhe interesin e përgjithshëm të vendit, ka qenë depolitizomi i administratës zgjedhore, një rekomandim kyç i përsëritur në dekada i OSBE/ODIHR. Nuk ka ndodhur sepse e kundërshtonte deri në fund PD dhe grupi që ajo përfaqëson’, tha gjatë fjalës së tij Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari10/07/2020 13:46

KRRUAJE, KRRUAJE BYTHËN ME SHBA DHE BE!!!!! KRRUAJE BYTHËN, SE KE PËR TË PËRFUNDUAR NJËSOJ SI SIVLLEZËRIT E TU SATRAPË E DIKTATORË: SADAM HUSIENI DHE MOHAMAR GEDAFI!!!! KRRUAJE DHE KE PËR TA PARË BYTHËN E VIÇIT MIRË!!!! PO PSE ME LYM MURRIZIN DHE KUJTIM GJUZIN DO TË MBASH PUSHTETIN TI O TRAP?

Shto koment

Denonco