'I zhdukuri hesht kur po kërkohen vendime energjike dhe inteligjente'

'I zhdukuri hesht kur po kërkohen vendime energjike dhe inteligjente'

12:38, 10/07/2020
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu.

Komiteti Teknik para dy ditësh, por me dy muaj vonesë, kërkoi “përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambientet publike”, një kërkesë kjo e domosdoshme në mbrojtje ndaj COVID-19, megjithëse jo e mjaftueshme.

Ndërsa Kryeministri, i cili pak kohë përpara kërkonte të komandonte çdo gjë dhe në çdo moment, në vetë të parë, tashti “i zhdukur”, hesht dhe ndaj kësaj kërkese të Komitetit, që duhej të pasohej me një numër vendimesh të qarta të qeverisë, se është vetëm ajo që e implementon atë.

Në një situatë kaq të vështirë epidemiologjike ku ndodhemi, aq sa një anëtar i atij Komiteti e klasifikoi “jashtë kontrollit”, kur po rrezikohet rëndë jeta e qytetarëve, ekonomia e vendit, duhej një reagim i menjëhershëm. Koha nuk pret.

Qeveria duhej të kishte publikuar tashmë mënyrën e furnizimit ditor me maska për qytetarët, si detyrë të saj, rregulloren se çfarë nënkuptohet me “ambiente publike”, gjë që duhet konceptuar e gjerë e për të cilën mund të përdoret modeli i Italisë, mënyrat e përdorimit etj.

Në vazhdim, Qeveria duhet të kishte publikuar edhe penalitetet për shkelësit e kësaj mase si dhe të organizonte mënyrën e implementimit dhe kontrollit.

Gjumi aktual i Kryeministrit ndaj COVID-19 as nuk bën të harrohen përgjegjësitë e tij për dështimin e deritanishëm dhe as e justifikon atë për pasivitetin e plotë të Qeverisë në këtë periudhë kur duhen vendime e masa urgjente, energjike, shumë dimensionale e inteligjente për të minimizuar dëmet e dhimbshme të krijuara nga ai keqmenaxhim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco