Eksperti Dasho në ‘Kafe Shqeto’: Qeveria, e paaftë të përcaktojë një strategji të qartë

Eksperti Dasho në ‘Kafe Shqeto’: Qeveria, e paaftë të përcaktojë një strategji të qartë

12:15, 10/07/2020
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit, ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka folur në lidhje me situatën e Covid-19 në Shqipëri dhe vendimin e fundit për ta bërë maskën të detyrueshme.

Dasho ka theksuar se në vendet publike, dhe që janë të mbyllura, duhet përdorimi i detyrueshëm i maskës sepse ka efekt të madh në uljen e numrit ë personave që mund të infektohen.

‘Në këto kushte ku jemi sot, është e nevojshme mbajtja e maskave me detyrim për të gjithë personat në ambiente publike dhe të mbyllura, paneli i eksperteve në të gjithë botën dhe OBSH-ja, sipas studimeve të kryera, është vërtetuar se koronavirusi përhapet edhe nga ajri, pra përdorimi i maskës është një kusht thelbësor sepse ka efekt në uljen e të infektuarve’.

Shumë persona kanë shprehur problemin e tyre në mbajtjen e maskës sepse vuajnë nga probleme kronike dhe ndikon në uljen e oksigjenimit të gjakut.

‘Po, është e vërtetë që oksigjenimi i gjakut ulet disi, por që rikuperohet shumë shpejt pas heqjes së maskës dhe besoj se ky nuk është një problem i madh, por duhet theksuar se qeveria dhe komiteti teknik kanë marrë masa absurde dhe kjo e vërteton plotësisht, kur ti nxjerr një vendim duhet të përcaktosh shumë qartë strategjinë sepse ekzistojnë grupe që duan një trajtim të veçantë sepse shumë nga personat vuajnë nga sëmundjet kronike, pensionistët nuk munden të paguajnë dot maskat çdo ditë, ka familje në nevojë që nuk munden ta paguajnë, pra është një situatë shumë komplekse’.

Eksperti i njohur rekomandoi që nëse kemi plan për të kryer një blerje në supermarket dhe qendra biznesi duhet të shkojmë me një përcaktim të qartë të produktit që do marrim dhe të largohemi sa më shpejt të jetë e mundur.

‘Unë jam mbështetës i studimit nga ‘Robert-Koch’ që duhet përdorimi i maskës në nevojën për t'u mbrojtur nga virusi, nëse ne kemi plane që të bëjmë disa blerje në supermarket, duhet të shkojmë me një plan të caktuar dhe të eliminojmë kohën e zgjatur të qëndrimit aty, kjo do të na ndihmojë në uljen e rrezikut të infektimit. Po ashtu duhet domosdoshmërisht që pasi kemi hyrë në ndonjë objekt nuk duhet ta prekim maskën pa sterilizuar duart në fillim sepse nëse bëhet kjo atëherë përdorimi i saj nuk do të kishte asnjë efekt,’- tha eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho në emisionin e mëngjesit në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco