Sot, takimi virtual midis Avdullah Hotit dhe Aleksandër Vuçiç

Sot, takimi virtual midis Avdullah Hotit dhe Aleksandër Vuçiç

10:12, 10/07/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të zhvillojnë sot një “samit virtual”, që do të ndërmjetësohet nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, njofton RTK.

Ky samit, që do të zhvillohet përmes një video-lidhje, ka për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nga Zyra e Macronit thonë se ky është një samit franko-gjerman dhe i BE-së. BE-ja në këtë samit do të përfaqësohet nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell.

Mbajtja e këtij samitit të Parisit dhe dialogu në Bruksel vjen pas shtyrjes të një takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco