Uilliamson: Provat për Thaçin mund të kenë ndryshuar në mënyrë drastike në këto 6 vjet

Uilliamson: Provat për Thaçin mund të kenë ndryshuar në mënyrë drastike në këto 6 vjet

22:29, 09/07/2020

Prokurori special, Klint Uilliamson tha për gazetarin Bledian Koka në SYRI TV se ai mendon se provat e grumbulluara kundër Hashim Thaçit dhe Veselit mund të kenë ndryshuar në mënyrë drastike që prej vitit 2014.

Bledian Koka: Zoti Uilliamson, ju përmendët pak më parë CV-in tuaj, por ju keni qenë gjithashtu drejtori i Departamentit të Drejtësisë në Kosovë pas luftës. çfarë njohurish keni ju për aktakuzat e ngritura kundrejt Thaçit dhe Veselit? VITIN E KALUAR, në Bruksel, ju folët për natyrën e akuzave, se cilat ishin ato. Për çfarë e kishit fjalën?

Uilliamson: Ka qenë në vitin 2014 kur unë publikova gjetjet tona paraprake të hetimit. Realiteti është se kanë kaluar tashmë gjashtë vjet që nga ajo kohë, ndaj nuk kam njohuri se cila është aktakuza aktuale, e cila është depozituar për konfirmim. Besoj se ajo që është e rëndësishme për t’u thënë është se këto aktakuza nuk janë konfirmuar ende ndaj nuk është ende zyrtar deri në momentin që ai proces të ketë përfunduar në gjykatë. Ajo për çfarë unë fola në atë kohë ishte se cilat ishin provat që ne kishim në dispozicion në 2014-ën.

Unë kam qenë në kontakt me pasardhësit e mi përgjatë këtyre viteve, por nuk kam folur për specifikat, të cilat ata kanë në dorë momentalisht, cilët janë dëshmitarët dhe cilat janë akuzat që ata po nxjerrin. Ajo çka mund të them unë për provat e 2014-ës, është se ato mund të kenë ndryshuar në mënyrë drastike në këto 6 vjet.

Koka: A mund të jenë mbledhur më shumë akuza apo mund të jenë shkatërruar? Cilat janë pritshmëritë tuaja?

Uilliamson: Mbase të dyja bashkë, natyrisht një në një periudhë gjashtëvjeçare mund të ketë dëshmitarë, të cilët nuk gëzojnë më shëndet të mirë, mbase janë ndarë nga jeta, ke njerëz të cilët vendosin të mos jenë më pjesë e procesit. Jam i sigurt se disa dëshmitarë që ne kishim në 2014-ën, nuk janë më pjesë e procesit. Në të njëjtën kohë besoj se kanë marrë dëshmitarë të ri, të cilët kanë informacione shtesë që ne nuk i kishim në atë kohë. Kur ti heton, kur ti flet me një dëshmitar, ata mund të tregojnë historinë e tyre, dhe shpesh herë ata mund të identifikojnë persona të tjerë të cilët mund të kenë informacione të ngjashme, më pas ti nis e flet me ata persona. Pra provat ndërtohen me kohën. Pra, ashtu sikurse thash, shuma e provave që ekzistojnë tani jam i sigurt që është ndryshe nga çfarë ka qenë në 2014-ën.

Koka: Përse merr 20 vjet për të formuluar provat kundër Thaçit dhe Veselit, dhe siç ju pyeta pak më parë, a paraqitet ndonjë rrezik që gjatë kësaj kohë provat të jenë anuluar apo zhdukur?

Uilliamson: Sigurisht, ka kaluar një kohë e gjatë dhe fatkeqësisht, proceset e Gjykatave Ndërkombëtare kanë një tendencë për të qenë të ngadalta, këtë e kemi dëshmuar edhe me Tribunalin e Jugosllavisë kur u krijua në 1993-shin. Jam i sigurt se askush nuk e priste që të zgjaste mbi 20 vjet për të përfunduar punën e saj. Ka pasur vështirësi në çështjet e prokurorimit, e njëjta situatë edhe këtu në Shtetet e Bashkuara. Përgjatë këtyre viteve të fundit, njerëzit që ishin kriminelë nazistë, rojet e kampeve të përqendrimit, janë arrestuar 70 vjet pas kryerjes së krimeve. Pra ndonjëherë merr një kohë të gjatë për t’i bërë bashkë çështjet, për t’i nxjerrë individët para drejtësisë për krimet që ata kanë kryer. Sa i takon këtyre deklaratave për Kosovën, kanë qenë një sërë çështjesh që e kanë ndaluar procesin. E para, ishte se Juridiksioni i Gjykatave të Jugosllavisë përfundoi në duart e konflikteve të armatosura më 12 Qershor të 1999-ës. Çdo gjë që ndodhi më pas, doli jashtë juridiksionit të Gjykatës Jugosllave. Ks patur vështirësi në çështjet e prokurorimit brenda Kosovës nën UMNIK, EULEX, ka pasur probleme me ndërhyrjen politike, intimidim ndaj dëshmitarëve. Pra të gjitha këto çështje ngadalësuan procesin, por jam dakord që 20 vjet janë shumë si për ata njerëz të cilët kanë pretendime të tilla që u varen mbi kokë, dhe në veçanti, viktimat dhe të mbijetuarit, njerëz të cilët të cilët kanë humbur të dashurit e tyre si rezultat i këtyre krimeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco