A ishte Martin Camaj bashkëpunëtor i Sigurimit/ Gentiana Sula tregon çfarë përmban dosja

A ishte Martin Camaj bashkëpunëtor i Sigurimit/ Gentiana Sula tregon çfarë përmban dosja

22:11, 09/07/2020

Në Çim Peka Live, kryetarja e Autoritetit për Dosjet e Sigurimit, Gentiana Sula ka folur edhe atë që është kthyer në debatin e ditës, nëse është figura e Martin Camaj, bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit.

Sula ka paraqitur në emision një fashikull pune me emrin e Martin Camaj, për të cilën thotë që nuk është dosja e një bashkëpunëtori, por e survejimit që Sigurimi i Shtetit i ka bërë Camajt për ta rekrutuar si bashkëpunëtor.

‘Dosja është deklasifikuar vitin e kaluar në janar.

Nuk bëhet fjalë për dosje bashkëpunimi, por për një fashikull pune.

Subjekti është 2A, që do të thotë se ishte  bërë gati për arrest.

Dosja ka 200 faqe. Duhet lexuar me shumë kujdes.     

Martin Camaj ka qenë shumë inteligjent, ka pasur një shkollim të mirë.

Sigurimi është përpjekur t’i vrasë moralisht.

E thashë edhe njëherë që është dosje survejimi.

Duhet të kuptojmë që një dokument sigurimi është një dokument i një policie politike, militare, e cila funksiononte mbi ligjin.

Një policie që ka pasur jetën e njerëzve në dorë.

Ka pasur nëj qëllim. Qëllimi ka qenë përpunimi. Një dokument nuk tregon kush është personi.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku09/07/2020 23:46

Pse merreni me Martinin në një kohë që shefi kriminel i sigurimit të shtetit, gramos ruçi është sot kryetar parlamenti. Fillojeni nga koka dhe mbarojeni tek këmbët.

Shto koment

Denonco