Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Debati në SYRI TV/ Peka: Kë ka promovuar Basha? Bardhi: Unë jam një prej tyre

Debati në SYRI TV/ Peka: Kë ka promovuar Basha? Bardhi: Unë jam një prej tyre

21:36, 09/07/2020
A+ Aa A-

“Kemi kryer programin elektoral dhe po ndërtojmë ekipin me të cilin do të kërkojmë besimin e shqiptarëve”. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi për Çim Peka Live.

Por moderatori Peka insistoi për të mësuar se përse PD nuk është e pranishme në debatet e mbrëmjes në media.

“Pjesa dërrmuese e medieve në vend kontrollohet nga qeveria,” tha Bardhi.

“Nuk ka drejtues emisioni, qoftë edhe në ERTV, që nuk ua jep hapësirën nëse ju jeni dinamikë,” tha Peka.

“Ne nuk refuzojmë debatin. Ne nuk kemi qenë në shtëpi, kemi shfrytëzuar çdo hapësirë mediatike që ne gjykojmë se kanë interes për opinionin publik”, tha Bardhi.

“Nëse edhe gjashtë muaj përpara zgjedhjeve, nuk jeni në gjendje të impononi axhendën politike dhe mediatike, nuk është faji i kundërshtarit,” deklaroi moderatori Peka.

Bardhi u ankua se qeveria kontrollon shumicën e medieve, madje akuzoi se Top Channel censuron deklaratat e PD.

“Kush janë pesë emra nga PD për t’u përballur profesionalisht me ministrat e Ramës?” pyeti Peka.

“Mund të siguroj që mund të nxjerrim figura shumë më profesioniste se ministrat e Ramës,” tha Bardhi pa dhënë emra. “Niveli i kabinetit qeveritar të PD, kur ka qeverisur ajo, ka qenë dhjetë herë më cilësor se kabineti i Ramës”.

“Kush janë njerëzit që ka promovuar Lulzim Basha?” vijoi Peka.

“Unë jam një prej tyre, sikundër ka edhe kolegë të tjerë. Unë jam zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm në kohën e tij dhe jam prurje e re. Si unë ka edhe shumë të tjera në PD”, tha Bardhi.

Ai theksoi se nuk ka një strategji për profilizimin e Bashës. “Kryetari tërheq gjithmonë vëmendjen,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

emigrant10/07/2020 08:59

Lidhur me pyetjen që i drejtoi z.Peka se pse PD nuk është shumë e pranishme në mediat shqiptare, më duket se z Bardhi dha një përgjigje realiste. Me përjashtim të TV Syri, të gjitha televizionet e tjera kur thërrasi në studiot e tyre antarë të kryesisë së PD apo edhe z.Basha, moderatorët tentojnë haptazi të bëjnë rolin e prokurorit kundër opozitës, e i lenë haptazi rrugë të lirë propganduesve të Ramës.. Është bërë tashmë anektodike përsëritja e një paragjykimi shabllon se "opozita nuk ka frymë", një propogandë kjo që i shkon për shtat Ramës që nuk le fjalim pa përmendur se "Luli fle". Por çfarë lesh "fryme" i kërkojnë opozitës këta moderatorë "të pamvarur" që nuk e lenë opozitën kur vjen në studiot e tyre që të hapin gojën e ndërkaq e lenë fyromën e ndyrë të propogandistëve të Ramas që të helmojnë publikun ? Kanë mbirë e nuk shqiten nga ekranet e TV shqiptare ca Baton Haxhira, Carlo Bolino, e gjithfarë plehrash të së kaluarës komuniste, që si mision kanë vetëm sulmet kundër opozitës sikur paska qenë ajo në pushtet këta 7 vite. Edhe kur zgjedhin medemek ndonjë zë opozitar, o do të gjejnë ndonjë gagaç që nuk di të lidhë dy fjalë, ose sjellin ca kritizerë që sulmojnë njëlloj opozitën me qeverinë

Shto koment

Denonco