Bardhi në Çim Peka Live: Mund të ketë rikthime në PD, por që nuk janë përdorur nga Rama

Bardhi në Çim Peka Live: Mund të ketë rikthime në PD, por që nuk janë përdorur nga Rama

20:58, 09/07/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha se PD ka nisur një proces statusor, teksa kjo parti ka qenë e hapur.

Ai tha se mund të ketë rikthime në PD, por ata nuk duhet të kenë qenë në opozitë dhe të kenë sulmuar PD-në, duke u përdorur nga Edi Rama.

“Ajo që është komentuar si hapje, është një proces statusor për përzgjedhjen e kandidatëve. Kjo është konsideruar nga media si hapje, kur PD ka qenë gjithmonë e hapur ndaj çdo zëri kritik ndaj qeverisë dhe çdo individi që do të japë kontribut në PD. Ne i kemi bërë thirrje çdokujt që kërkon të japë kontribut, që të afrohet.

Sigurisht nga ky proces mund të dalin figura që nuk kanë qenë në vijë të parë të angazhimit në PD. Mund të ketë rikthim të figurave me kontribut në PD, që kanë dhënë kontribut edhe gjatë kësaj kohe në opozitë, që nuk e ka sulmuar PD-në, duke qenë në opozitë të qartë me Edi Ramën.

Çdo zë që do të bashkohet në betejë kundër regjimit që ka ndërtuar Edi Rama, është i mirëpritur.

Ata që kanë qëndruar fort në një oponencë dhe nuk kanë folur sa herë ka pasur nevojë Edi Rama kundër PD, janë të mirëpritur.

Kush është përdorur nga Edi Rama, le të vazhdoja aleancën me Ramën dhe të zhytet bashkë me të,” tha Bardhi.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco