Vasili në Syri TV: Me 100 mln që Rama do i japë Becchetti-t, do ishin ndihmuar 1 milion shqiptarë

Vasili në Syri TV: Me 100 mln që Rama do i japë Becchetti-t, do ishin ndihmuar 1 milion shqiptarë

19:44, 09/07/2020
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në Syri TV, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka folur edhe ndër të tjera për atë që quhet skandali i freskët i qeverisë Rama që në bazë të vendimit të Gjykatës së Strasburgut duhet t'i paguajë biznesmenit Francesco Beccheti 100 milion euro për mbylljen e Agon Channel.

‘Janë një kompleks faktorësh që ndikojnë për keq. Janë vendimet arbitrare për subjektin, në këtë rast për Becchetti-n.

Janë prononcimet publike, ende pa përfunduar procesi, dhe të gjitha këto përvijuan në një luftë personale, që sot përkthehet në 120 miliardë lekë të vjetra.

Mund të ishin ndihmuar 1 milion shqiptarë që mund të merrnin diçka modeste në këtë kohë pandemie.

Kush do i paguajë këto para? Ka plot procese të tjera në arbitrazh.

Janë një numër i jashtëzakonshëm. Për vetëm katër kontrata palët kërkojnë deri në 2 miliard euro.

Kam dëgjuar disa nga këta idiotët e qeverisë që thonë që Becchetti kishte kërkuar 500-600 milion euro, por ne arritëm një fitore dhe e çuam deri në 100 milion euro.

E kuptoni çfarë maskarallaku është këtu?

Ja ku e kemi prokurorinë speciale. Ku është? Flenë për vite me radhë, mbi një shqetësim që është interes publik, kur paratë do i paguajmë të gjithë ne.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco