Edhe 2 deputetë të tjerë pro marrëveshjes së Reformës Zgjedhore

Edhe 2 deputetë të tjerë pro marrëveshjes së Reformës Zgjedhore

18:36, 09/07/2020
A+ Aa A-

Deputeti Lefter Maliqi dhe Gjetan Gjetani kanë deklaruar pasditen e sotme për mediat se janë 11 deputetë të opozitës që do të votojnë pro Marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Maliqi u shpreh se ‘jemi shumë të vonuar sa i përket Reformës Zgjedhore.’

Pro Marrëveshjes ka konfirmuar të jetë edhe deputeti Gjetan Gjetani.

Lefter Maliqi: Votat për marrëveshjen janë pro

Një tjetër grup i deputetëve të opozitës parlamentare është shprehur pro marrëveshjes për reformën zgjedhore. Kështu, në një prononcim për mediat, deputeti Lefter Maliqi pohoi se votat për të miratuar këtë reformë janë. Mes të tjerash ai shtoi se opozita në Kuvend nuk është e blerë nga kryeministri Edi Rama.

‘I mbyturi i thotë popullit u mbyt. U bëj thirrje edhe të tjerëve që të mos përdoren. Të dëgjojmë ndërkombëtarët dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Të vijmë sa më shpejt dhe votat janë. 11 deputetë të tjerë do votojnë. Vendi është në krizë dhe me këto pagat e listës është akoma më në krizë. Reforma Zgjedhore është një nga kushtet dhe duhet realizuar. Rama të votojë hapur, nuk ka nevojë për fshehtësi. Ai nuk e përçau dot opozitën reale’, tha ai.

Gjetan Gjetani: Jam pro marrëveshjes së 5 qershorit

‘Jemi pro marrëveshjes. E siguroj Ramën dhe maxhorancës që janë votat. Marrëveshja ka marrë pëlqimin e BE dhe SHBA. Marrëveshja është arritur në ambasadën e SHBA-ve. Pra të gjithë janë pro marrëveshjes. Ndaj i bëj thirrje PS që të kalojë marrëveshjen në Komisionin e Ligjeve’, theksoi ai.

Kështu, shkon në gjashtë numri i deputetëve të opozitës që kanë deklaruar se janë ‘pro’ Marrëveshjes së 5 qershorit, ashtu siç është.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Arditi09/07/2020 19:26

Rama dhe te gjithe qelbesirat si Lymi i Lushnjes apo Rudi e Hajdarit do te ishte me mire te liheshin e madje te shtyheshin te votonin kunder marreveshjes SHBA-BE...Qe te merrnin vesh te gjithe se ata jane te shitur.. Mos i jepni fare rendesi se jane vemjet e Shqiperise..Lymi Murrizi eshte nje hajdut me cizme qe duke bertitur merr leje ndertimi nga Erjon Veliaj me porosi te Rames. Kurse Rudi do te kthehet ne SHBA dhe kane rene dakord qe PD te fuse ne liste vellain e saj qe do te jete turpi i dyte me i madh se bashku me futjen ne liste te Besnik Mushtafajt, pijanecit dhe bixhozxhiut qe merr para borxhe.

altini09/07/2020 18:50

Ore po pse i jepni kaq rendesi ca kermave aty brenda Kuvendit. B.... e plasur nese votojne ose jo ata buratinet qe e quajne veten deputete. Ata jane nga ata qe lagen naten nga frika, sa ti shohin pak venger. Ne rresht per nje do te votojne si dele manare.

Shtetrrumpalle 09/07/2020 18:42

Bajga në sherbim te pushtetit te eDRAMA, Ky ishte rasti per te treguar integritet

Shto koment

Denonco